Sulmuesi francez Karim Benzema është larguar zyrtarisht nga Al-Hilal sot, më 31 gusht, duke i dhënë fund periudhës së tij me klubin saudit.
38-vjeçari falënderoi të gjithë në klub për kohën e kaluar së bashku, përfshirë shokët e tij të ekipit, stafin dhe mbështetësit, ndërsa i uroi Al-Hilal suksese në të ardhmen.
“Këtij kapitull po i vjen fundi. Jam mirënjohës ndaj Al-Hilal, shokëve të mi të ekipit, stafit, tifozëve dhe të gjithëve në klub për kohën që kaluam së bashku. I uroj Al-Hilal gjithë të mirat në të ardhmen. Falënderoj Zotin për gjithçka”, tha Benzema.
Benzema iu bashkua Al-Hilal pasi u largua nga Al-Ittihad dhe tani largohet nga klubi saudit pas një periudhe të shkurtër.
/GazetaBlic Sport


