Lajme

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

08/31/2026 20:21
nga:Genita C

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër LDK-në dhe kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, pas zhvillimeve të fundit politike, raporton GazetaBlic.

Molliqaj ka thënë se LDK-ja po kontribuon në forcimin e pushtetit, duke e cilësuar atë si “një tullë në ngrehinën që është duke e ngritur pushteti”.

Sipas tij, Abdixhiku dhe LDK-ja kanë faj dhe përgjegjësi për situatën, pasi, siç shprehet ai, veprimet e tyre po e “çimentojnë” pushtetin në vend që ta kundërshtojnë.

“Lumiri me LDK-në nuk është asgjë më tepër se kuorum. Vetëm aq. Pastaj as aq”, ka shkruar Molliqaj.