Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor “Dibër-Rrëshen”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e 11 gushtit, rreth orës 15:30, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.
Automjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes dhe si pasojë, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa flakët janë përhapur edhe në një sipërfaqe pyjore në anë të rrugës.
Nga zjarri fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.













