Në mes të sezonit të zjarreve, kur disa zona të vendit janë përfshirë nga flakët dhe emergjencat civile janë në gatishmëri, ministri i Financave Petrit Malaj ka theksuar rritjen e buxhetit për përballimin e fatkeqësive natyrore.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri pretendon se fondet për emergjencat civile janë rritur më shumë se 13-fish në shtatë vite, duke e paraqitur këtë si dëshmi se Shqipëria është “financiarisht më e përgatitur se kurrë”.
Ministri shton se rritja e financimit është e qëndrueshme dhe se sot vendi ka “një buxhet shumë më të madh, kapacitete të shtuara dhe burime të parashikuara për emergjencat”
“Kjo është një rritje e qëndrueshme e financimit për përballimin e zjarreve, përmbytjeve, fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera emergjente”, shkruan Malaj
realisht më shumë se 13-fish.
Problemi është se ministri e përdor këtë shifër për të krijuar idenë se fondet për emergjencat civile janë rritur në mënyrë të qëndrueshme. Aktet normative tregojnë të kundërtën. Financimi për zjarret, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore është ulur.
Nga viti 2021 deri në 2025, qeveria ka shkurtuar fondet për emergjencat civile. Madje ky zë është ulur edhe në dy nga vitet me verat më të vështira sa i përket zjarreve.
Pra, paraqitja e buxheteve fillestare krijon përshtypjen e një rritjeje të pandërprerë dhe shumëfishimit të fondeve, ndërsa aktet normative tregojnë se financimi është rishikuar dhe shkurtuar në shumicën e viteve. Për këtë arsye, deklarata kategorizohet PROPAGANDË./Faktoje.al













