Muli ishte shqetësuar sot për ankesën e Gonit se i kishin mbyllur Facebook-un.
– Lelo, duhet ta sqarojmë urgjentisht këtë punën e Facebook-ut të Gonit, – i tha. – Se kam frikë mos na del situata nga kontrolli.
– Çfarë ka për të dalë nga kontrolli? – tha Lelo. – Ia kanë mbyllur për shkelje të standardeve të komunitetit.
– Pikërisht këtu është problemi, – tha Muli. – Goni nuk beson te standardet e komunitetit. Ai beson vetëm te standardet e Doktorit.
– Domethënë?
– Domethënë ka filluar të dyshojë se ia ka mbyllur Doktori.
– Po Doktori nuk di as fjalëkalimin e Facebook-ut të vet, – tha Lelo.
– Nuk ka rëndësi nëse di apo nuk di. Goni mendon se Doktori po ikën në SHBA dhe nuk do që, ndërkohë, vëmendja të mbetet këtu te ai. Ndaj ka porositur amerikanët t’ia mbyllin Facebook-un.
– Po amerikanët Doktorin e kanë “non grata”, – tha Lelo. – Si mund t’i binden për t’i mbyllur Facebook-un Gonit?
– Pikërisht këtë do të përdorë Goni si provë, – tha Muli. – Do të thotë se Doktori ka lidhje të fshehta në SHBA. Aq të forta, sa jo vetëm ka marrë vizën, por mbyll edhe Facebook-un e kundërshtarëve nga Tirana.
– Po Goni nuk është kundërshtar i Doktorit, – tha Lelo.
– Nuk ka rëndësi çfarë është. Rëndësi ka sa vëmendje merr. Goni mendon se Doktori është xheloz që ai është në protestë, ndërsa Doktori është në avion. Njëri do të marrë vëmendjen në Amerikë, tjetri kërkon ta mbajë në Tiranë.
– Atëherë t’ia hapim një Facebook tjetër, – tha Lelo.
– Nuk është aq e thjeshtë. Nëse ia hapim ne, do të thotë se pranojmë që ia kemi mbyllur ne. Nëse nuk ia hapim, do të thotë se kemi frikë prej tij. Nëse ia hap Meta, do të thotë se Goni ka lidhje me amerikanët. Çdo zgjidhje është komplot.
– Mirë, po çfarë bëjmë?
– Gjej një zgjidhje politike.
– Kam një problem më të madh me Gonin, – tha Lelo. – Ka caktuar më 12 shtator protestën e madhe.
– Mos...I ka shkuar mendja të bëhet si Azemi! Se më 12 shtator është përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit.
–Dhe mendo ti ndodh gjë Gones dhe të kemi dhe shehs me emrin e Gones. Atëhere sdo ketë më protesta.
Po Muli pse nuk eshte pjese delegations te doctor mortjes ?
Nuk eshte se shton numrin e budallenjve.
Ata jane te gjith Mula