Qeveria ka vendosur t’i transferojë në pronësi Korporatës së Investimeve Shqiptare një sipërfaqe prej 2,431 metrash katrorë në zonën e Bulevardit të Ri, për realizimin e projektit të investimit “Kompleksi Governativ, Bulevardi i Ri, Tiranë”.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, sipërfaqja që transferohet te Korporata e Investimeve Shqiptare do të përdoret për zhvillimin e kompleksit qeveritar, krijimin e ambienteve funksionale për institucionet publike dhe për nevojat e Hekurudhës Shqiptare, përfshirë zhvillimin e stacionit të ri hekurudhor.
Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet të veprojë si zhvilluese e projektit, vetë, ose përmes një entiteti të krijuar prej saj. Ajo do të ketë gjithashtu të drejtë të negociojë me subjekte publike dhe private për lidhjen e kontratave që lidhen me zhvillimin e pronës.
Vendimi i jep Korporatës së Investimeve Shqiptare kompetencën që, kur është e nevojshme për realizimin e projektit dhe në përputhje me legjislacionin, të procedojë edhe me prishjen e objekteve që ndodhen në pjesën e pronës së transferuar. Korporata mund të kryejë gjithashtu procesin e konsolidimit të pronës në rast se konstatohet mospërputhje ndërmjet gjendjes faktike dhe asaj juridike të pasurisë. Korporata dhe institucionet përfituese duhet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.
Marrëveshjet do të përcaktojnë standardet, metodologjinë, termat dhe kushtet e bashkëpunimit, si dhe mënyrën e administrimit të pronave të reja që mund të krijohen si rezultat i zhvillimit të projektit.
Sa i takon financimit, vendimi përcakton se shpenzimet për projektimin, ndërtimin dhe vënien në funksion do të mbulohen nga nënprojektet e projektit të investimit “Copëzat” dhe nga projekte të tjera të Korporatës së Investimeve Shqiptare.
Bravo Rama, nerto strehim qeveritar per banden e te korruptuarve ne administraten qendrore.
o idiot - ndertesat jane te shtetit, te vendit tone! ke pare ne ndonje vend ti, mbase edhe ne serbine tende te sali pushtit, qe qeveria eshte pa ndertesa? idiot mercenar hashureje!
po ti cke te keqen Xhaxhi se do presesh komente plot te tjera hap syte dhe Veshet dhe mbyll gojen kujdes!
Cika eshte patronazhiste o ? qe u befsh ?
E vertet e pame me token ke uzina enver , ku u dha nje siperfaqe gjigande dhe u mor mbrapsh vetem nje godin tre kateshe Te pakten 2-3 pallate duhet te merrte shteti nga ajo sip toke
Po ata qe ponojne ne ndertesat e shtetit te kujt jane more i mencur, ata qe vetem te vjedhin dine por jomte bejne ndonje pune te hajrit?
Nuk e ke ngrene sufllaqen sot dhe po i lepihesh diktatotit ne pushtet
bravo per stacioni hekurudhor zgjidhje perfekte
bravo per stacionin e trenit . zgjidhje perfekte
..kur vete te dhjes ne banje se ndryshe skalohet haleja pa juve