Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri, AKU: I pasigurt

3 Shtator 2026, 15:50Sociale TEMA
Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në

Nga sot, Shqipëria ndalon zyrtarisht importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pati njoftuar disa ditë më parë se ky vendim vjen pas heqjes së këtij vendi nga lista e autorizuar e BE-së.

Vendimi për ndalimin e importit u mor për shkak të dështimit të ofrimit të garancive të sigurisë për përdorimin e antibiotikëve dhe stimuluesve për rritjen e kafshëve.

Megjithatë, ngarkesat e mishit të shpendëve dhe gjedhit me certifikata të lëshuara para 3 shtatorit do të vijojnë të pranohen, edhe nëse mbërrijnë pas kësaj date.

Prej më shumë se 2 dekada Shqipëria blen mish dhe nënprodukte të tij nga Brazili, duke bërë që ky shtet të renditet i pari në listë sa i takon importeve të këtij produkti. 

Sipas përllogaritjeve bazuar në të dhënat e INSTAT nga janari deri në qershor janë blerë në total 23 mijë tonë mish me vlerë 46.3 milionë euro, ku 34.6% e këtyre furnizimeve ishin nga Brazili.

1 Komente

  1. x
    xhambazi

    Jan shqepur shqiptaret me mish Brazili te pa kontrolluar ,dhe injejti mish do vazhdoje thjesh nderojini prejardhjen

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje