Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gjobat dhe kontrollet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi duke analizuar mënyrën se si administrata shtetërore ushtron presion mbi bizneset.
Sipas Tabakut, gjobat nuk po përdoren për të luftuar informalitetin apo për të përmirësuar klimën ekonomike, por janë kthyer në një instrument presioni që ushqen korrupsionin dhe godet kryesisht bizneset që respektojnë ligjin.
Deputetja solli në vëmendje shifra që, sipas saj, tregojnë përmasat e problemit. Vetëm gjatë viteve 2022 dhe 2023, administrata tatimore ka vendosur rreth 4,6 miliardë lekë penalitete.
“Biznesi nuk vuan vetëm barrën e taksave të padrejta, por edhe zyrtarët e shtetit që trokasin në derën e biznesit korrekt me ligjin, ndërkohë që ndaj evazorëve mbyllin njërin sy dhe i falin”, deklaroi Tabaku.
Ajo theksoi se ankesat e qytetarëve dhe sipërmarrësve ndaj administratës janë shtuar. Sipas saj, gjoba po përdoret si mjet shantazhi për të mbledhur atë që e cilësoi si “taksa e korrupsionit”.
Tabaku vuri në dukje se, ndërkohë që ekonomia informale përbën rreth 40 për qind të ekonomisë së vendit dhe mbetet ndër më të lartat në rajon, presioni i institucioneve përqendrohet mbi bizneset e rregullta dhe të ndershme.
Duke iu referuar të dhënave për vitin 2024, ajo deklaroi se në Shqipëri janë vendosur rreth 28 milionë euro penalitete, kundrejt 4,6 milionë eurove në Serbi dhe 1,4 milionë eurove në Malin e Zi.
“Ky është një krahasim i thjeshtë për të treguar se si gjoba po kthehet në mjet presioni”, u shpreh deputetja demokrate.
Një tjetër rast i evidentuar prej saj është ai i IKMT-së. Sipas Tabakut, vetëm gjatë vitit 2024 ky institucion vendosi 447 gjoba, me një vlerë prej rreth 1,2 miliardë lekësh, ndërsa arriti të arkëtonte vetëm rreth 2 për qind të tyre.
Tabaku ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e transparencës mbi numrin e gjobave të vendosura, shumën e arkëtuar, penalitetet e rrëzuara nga ankimet ose gjykatat dhe rastet në të cilat gjobat janë falur.
Ajo nënvizoi se Regjistri i Unifikuar i Gjobave u krijua vetëm në vitin 2026, pas më shumë se një dekade mosrakordimi dhe mungese informacioni.
Sipas Tabakut, administrata tatimore është shndërruar në një strukturë ku inspektorët veprojnë “si kaubojsa” ndaj sipërmarrjes, si pasojë e një sistemi që synon të kontrollojë ekonominë nëpërmjet gjobave.
“Është një sistem socialist që kërkon të komandojë gjithçka nëpërmjet një autokracie gjobash dhe taksës së korrupsionit. Ky sistem duhet rrëzuar, sepse sa më shumë zgjat, aq më shumë shtohen gjobat, penalitetet dhe presioni ndaj biznesit”, përfundoi Tabaku.
Foli dhe kjo sorra plake. Edhe bytha nuk i rri pa fol kesaj sardeleje te konservuar
o sharabajge prape ti
Shko moj pirdhu
A mund te mos na e nxirrni me surratin e kesaj sharabajges?
Taksen er Biznesit e vendosi qeveria jote e ndyre me Saliun vrasesin ne krye o Tabaku e pacipe dhe e koruptuar. Fatkeqesia eshte se kete takse nuk e hoqi PS pas 2013, sepse ajo vazhdoi administrimin e puneve te shtetit njesoj si PD-ja e namun. Tash asht bash koha qe Rama te shkon e Veliaj te vjen Kryeminister, nese premton qe do te zerroje sistemin e keheve e licencave qe vetem korrupsion prodhojne. E meqe kete zor se mund ta realizoje, Erjoni te na gjeje nje shtet normal qe te na marre si protektorat me mire, si Italia, Turqia, apo Kina me mire akoma.
Balon tabake:QEPE
Nese jane me te drejte shume mire...njerezit me gjoba ndergjegjesohen...apo ti mbajme me paraburgime qe kane kosto me te larte.
Po si je katandisur mij e mjerë , një objektiv ngre qeveria apo kushdo tjetër ti ja u merr fjalën dhe ngre fabulat e tua . Ti harron një gjë : çfarë do gjëje që thoni nuk ju merr njeri për baz . Futeni në tru po të keni .
Bravo Tabaku! Je shume aktive ne oponence. Verte we shpesh here na can trapin, por Saliu keshtu I do ushtaret. Palacua qe s'te mori me vete ne Amerike qe ti habisje me zgjuarsine tende. Vazhdo Jorida se Rama nuk e can trapin ne leh ti me Zhupen apo jo.
Femer me egoiste nuk kam pare i jan shtuar p.....
Pordha e shpellakut qe u ba buf te bane me diare