“Deputetët e listave të mbyllura s’kanë shumë kontakt me qytetarët”, Qefalia: Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshim  

3 Shtator 2026, 16:40Politika TEMA
“Deputetët e listave të mbyllura s’kanë shumë

Zëvendësministri i Brendshëm Xhemal Qefalia foli në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, lidhur me takimet e çdo të premteje me qytetarët, nismë e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama në kuadër të "Pranisë Besnike". Qefalia theksoi se deputetët duhet të flasin me qytetarët duke i parë në sy, duke dëgjuar hallet e tyre me empati dhe jo në mënyrë formale.

“Ne jemi përballë faktit që gjëja do fillojë të premten në orën 17:00, me takime individuale pa reklamë. Koha do tregojë sa efektive do jetë kjo, por të jeni të bindur që do jetë shumë efektive, pasi shikoj metodologjinë e ndjekur në vite, dhe fakti që këto gjëra do të jenë tashmë edhe transparente, ku qytetari do të jetë i vetëdijshëm për një çështje që e ka kërkuar, por s’ka ditur bazën ligjore, e ka kërkuar por ka ndeshur në burokracinë e një drejtori apo të një shefi. Të gjitha këto gjëra duke i bërë prezente do sjellin rezultatin e tyre pozitiv. Bëhet fjalë që qytetarët të fitojnë besim. Drejtuesi politik, deputeti, duhet ta dëgjojë hallin sikur e ka të vetin, jo thjesht një anë formale, e shënove hallin dhe unë do ta zgjidh. Kjo t’i kthehet në shërbim. Kur ka çështje që nuk zgjidhet menjëherë, atëherë ka angazhim. Është marrje përgjegjësie. Të gjithë deputetët dhe drejtuesit politik që do marrin kontaktin e përjavshëm me qytetarin, do ta masin veten mirë kur të ballafaqohen dhe ta shikojnë qytetarin sy më sy”.

Qefalia tha ndër të tjera se ka nevojë për një ndryshim të Kodit Zgjedhor, pasi deputetët e listës së mbyllur s’kanë shumë kontakt me qytetarët.

“Ka nevojë për një ndryshim të Kodit Zgjedhor, ku deputetët në listët e mbyllura s’e kanë shumë ndoshta kontaktin me qytetarin, por kjo është një marrëveshje mes kaheve politike. Mazhoranca s’ka qenë shumë dakord me këtë. Opozita e bëri me qëllim që të bashkonte grupin e Lulit me të Berishën, që mos ballafaqoheshin me qytetarët”.

7 Komente

  1. p
    pop-udhi

    Keta, me qytetare kuptojne militantet e patronazhistet. Se ja psh cfare nevoje ka dhe cfare do te degjosh nga ata 550 mije pensioniste qe rilindja i ka lene ne mjerim ekstrem dhe vuajne edhe per buken e gojes, ndersa keta me aq para sa marrin pensionistet ne muaj nuk u dalin as per kafe nje jave. cfare do tu takoijne atyre mbi 10 mije familjareve qe rilindja u ka prishur shtepite me fadroma per tu marre trojet per oligarket, cfare do tu takoje atyre 38 mije qytetareve qe i ka fut ne burg per riparime shtepish deri edhe per kotece pulash, cfare do tu thote atyre femijve qe u hodhen gaz lotsjelles brenda shtepise se tyre per ti nzjerre jashte ne 5 te mengjesit, cfare do tu thone atyure mijera famoljareve qe presin me ankth legalizimin dhe sekseret u kerkojne mbi 10 mije euro rushfet, cfare do tu thone atyre mijera qytetareve qe kane 7 deri 15 vite qe presin nje vendim gjykate e shume prej tyre nuk do ta marrin ne te gjalle, cfare do tu thone atyre qindramijera nenave qe nuk u thahen lotet nga malli per femijet e tyre sepse rilindja ua deboi femijet nga Shqiperia, Jo me larg se sot policet dhunuan ne sy te femijeve te moshuarin sepse kishte suvatuar shtepine pa leje. vetem nje dashakeqesi e thelle dhe nje urrejtje ndaj popullit ben qe te arrestosh dike qe po punon shtepine e tij, mjire qe se ndihmon po te pakten lere , eshte shtepia dhe prona e tij,,eshte e drejra e tij te ndertoje , ta zgjewroje, ta lartesoje , ta shembe shtepine e vet, cfare pune ka rilindja ?Keshtu benin edhe baballaret e tyre , u moren njerzve edhe bagetite e fundit me qellim qe tua thanin buzen femijve per nje gote qumesht, edhe flasin pwr prani besnike e empati, keta nuk kane as minimumin e empatise e te respektit per qytetaret, ti prishish tjetrit shtepine, te arrestosh kryefamiljarin se po nderton apo riparon shtepine tregon dashakeqesi dhe urrejtje ndaj popullit. Keta e kane ne gen dhe nuk ndryshojne kurre sikur 100 besa e sterbesa te hartojne sepse deshira per tu bere keq njerzve predominon mbi cdo deshire tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Landi

      Ju shani arben kolen ,ky qypi I qefalise eshte trashamak fare, por per te vjedhur eshte njish se bashku me kujtimin e farkes.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABC

        Doli ky Nandertalasi i fundit po ku ke qene o mol analfabeti i parlamentit te injoranteve vellai Zeqines se Rrockovecit....po jeni grumbullar kaq trapa ne kete kohe ....! Xhemol mos dil se je i trashe ti more Xhemol nuk e di alfabetin , flet me rrokje je prehistorike...

        Përgjigjjuni
        1. A
          ABC

          Doli ky Nandertalasi i fundit po ku ke qene o mol analfabeti i parlamentit te injoranteve vellai Zeqines se Rrockovecit....po jeni grumbullar kaq trapa ne kete kohe ....! Xhemol mos dil se je i trashe ti more Xhemol nuk e di alfabetin , flet me rrokje je prehistorike...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali .

            Po ke te takojne o i pa udhe berishistet qevrasin dhe djegin vendin ? Ptyyyy analfabet i shpifur pop-udhi .

            Përgjigjjuni
            1. v
              vlonjati

              pop-udhi Ke plotesisht te drejte.Une jam is mesues ne pension me 41 vite pune dhe kur dal per pazar me dridhet dora.Cdo me thote mender deputeti qe jetoj i lumtur?Kure nuk do qasem me ne kutit e votimit.Kaq kam ne dore te bej

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shaqo

                ...qenke dhe mesues i vjeter, po kontribute sa ke derdhur zoteri? Apo je mesues muzike dhe s'merr vesh nga arithmetika? Pensioni nuk jepet sipas deshires, por ne baze te kontributeve qe ke derdhur plus subvensionet qe jep qeveria kur rriten te ardhurat mbi parashikimet. Ose i perket kategorise qe cdo gje e sheh te zeze, ose do Saliun we te mos merrje dhe ate qe te takonte.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje