Zjarr i përmasave të mëdha në Lezhë, flakët përhapen me shpejtësi, rrezik për zonat e banuara

3 Shtator 2026, 18:10Kronika TEMA
Zjarr i përmasave të mëdha në Lezhë, flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivacit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.

Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

1 Komente

  1. f
    feliks

    jane bastardet shqipfoles anti-RAMA , s'kane ç'ti bejne gomarit dhe i bien samarit, digjeni vendin o bastarde, mbase ZOTI ju shikon dhe ju denon te digjeni ne ferr, i urrej ne maksimum keta bastarde qe djegin pyjet , keta bastarde meritojne plumbin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje