• Kontakt
Monday, September 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bllokuan për dy orë Ramën në zyrë/ Policia: Arrestuam 14 protestues, penguan qarkullimin (EMRAT)

09:39 : 02/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Një ditë pas protestës para Kryeministrisë, ku qytetarët bllokuan për rreth dy orë në zyrë Edi Ramën, policia ka arrestuar 14 persona dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë.

Të arrestuarit janë: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli,Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.

Sipas Policisë, protestuesit vijuan të qëndronin në rrugë pavarësisht thirrjeve të përsëritura për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës.

Efektivët u kanë bërë të ditur protestuesve, përmes megafonit, se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin dhe se tubimi po pengonte qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e personaliteteve që ndodheshin në institucion.

Lexo edhe:

Protesta e 99-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

99 ditë qëndresë qytetare

Policia pretendon se, gjatë ndërhyrjes për zhvendosjen e protestuesve dhe lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë, pjesëmarrësit kanë bërë rezistencë aktive. Sipas njoftimit zyrtar, disa prej tyre janë ulur në rrugë, kanë vijuar bllokimin e hyrjes dhe rrugës, ndërsa “kanë goditur dhe shtyrë” punonjësit e Policisë.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 01.09.2026, pranë Kryeministrisë:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 50 vjeç; J. M., 38 vjeç; E. L., 28 vjeç; E. A., 35 vjeç; S. B., 50 vjeç; L. Gj., 47 vjeç; V. Sh., 52 vjeç; F. M., 22 vjeç; D. A., 29 vjeç; B. M., 34 vjeçe; A. Ll., 28 vjeçe; Y. B., 38 vjeç; A. K., 46 vjeç dhe A. D., 30 vjeç.

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. J., 47 vjeç; A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç.

Më datë 01.09.2026, rreth orës 20:00, një grup pjesëmarrësish në tubim u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, ku bllokuan hyrje-daljet në ambientet e këtij institucioni, në kohën kur aty ndodheshin personalitete të larta shtetërore. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë krijuan një kordon sigurie, me qëllim moslejimin e depërtimit të mëtejshëm brenda perimetrit të sigurisë.

Tubuesit vijuan qëndrimin në rrugën “Ismail Qemali”, përpara hyrjes së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të punonjësve të Policisë, për rreth 30 minuta, nëpërmjet megafonit, për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nëpërmjet megafonit, u bënë të ditur pjesëmarrësve në tubim se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, në cenim të rendit dhe qetësisë publike, si dhe të perimetrit të sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë. Gjithashtu, iu bë e ditur se, si pasojë e tubimit, ishte penguar qarkullimi i mjeteve të transportit dhe lëvizja e lirë e personaliteteve të larta shtetërore.

Pavarësisht thirrjeve të Policisë, tubuesit vijuan me thirrje dhe veprime aktive për kundërshtimin me forcë të punonjësve të Policisë të planëzuar në kordonin e sigurisë.

Në momentin që punonjësit e Policisë po kryenin zhvendosjen e tubuesve, me qëllim lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë dhe lirimin e rrugës, tubuesit bënë rezistencë aktive, u ulën në rrugë, vijuan bllokimin e hyrjes së institucionit dhe të rrugës, si dhe goditën dhe shtynë punonjësit e Policisë.”- njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Etiketa: Edi Ramapoliciprotestues

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e 99-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:29 : 06/09/2026
AKTUALITET

99 ditë qëndresë qytetare

19:02 : 06/09/2026
AKTUALITET

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

12:48 : 06/09/2026
AKTUALITET

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

10:51 : 06/09/2026
AKTUALITET

Rama sfidon protestuesit: Kur të dal nga ajo zyrë, atëherë do të shpëtoni nga mua!

09:54 : 06/09/2026
AKTUALITET

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026
Para

Del jashtë kontrollit zjarri në Mat, evakuohen disa familje

TË GJITHA

Horoskopi i 7 shtatorit/ Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë dhe financat e çdo shenje

23:03 : 06/09/2026

Plas sherri tek ish-Parku në Tiranë, 26-vjeçari plagoset me mjet prerës

23:01 : 06/09/2026

Zhavorri merret në mes të ditës, gazetari denoncon shfrytëzimin e lumit Shkumbin

22:48 : 06/09/2026

U nis për në Tiranë dhe nuk u kthye më, familjarët në kërkim të 80-vjeçarit nga Ferizaj

22:29 : 06/09/2026

20 vatra zjarri gjatë ditës, zonat problematike në vend

22:06 : 06/09/2026

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

21:52 : 06/09/2026

Protesta e 99-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:29 : 06/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortMarsbahisMarsbahisiptvonwinanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobethuhubetonwinjojobetJojobetcasibomjojobet girişjojobetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetgrandpashabet