• Kontakt
Sunday, September 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga shpëtimi i gruas së marrë peng te kapja e autorëve të dy vrasjeve, Hita vlerëson efektivët e Fierit

19:26 : 01/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vlerësuar punën e efektivëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për reagimin në disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale të ndodhura së fundmi.

Gjatë një takimi me drejtues dhe punonjës të DVP Fier, Hita u ndal veçanërisht te operacioni për shpëtimin e një vajze, e cila ishte marrë peng nga ish-i dashuri i saj pasi ky i fundit kishte vrarë prindërit e saj.

Për mënyrën se si menaxhoi situatën dhe kontribuoi në shpëtimin e vajzës, ish-shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, komisari Mariglen Koroveshaj, u vlerësua me gradën policore “Kryekomisar”. Pas këtij vlerësimi, Koroveshaj do të vijojë detyrën në strukturat e DVP Berat.

Hita e cilësoi ndërhyrjen e tij si një shembull të profesionalizmit dhe guximit në një situatë ku çdo veprim mund të kishte pasoja për jetën e pengmarrëses.

Lexo edhe:

Hita takime me strukturat në Elbasan, Berat e Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Përplasja te hotel “Regina”/ Skënder Hita: Vazhdon hetimi për orë të tëra

“E mora këtë vendim pa asnjë hezitim, sepse edhe Marigleni veproi pa hezitim për t’i shpëtuar jetën një vajze”, u shpreh Hita, duke vënë në dukje se polici arriti të vendoste komunikim me autorin, të negocionte dhe të menaxhonte situatën deri në shpëtimin e vajzës.

Në takim u vlerësua edhe puna e policisë për zbardhjen dhe kapjen e autorëve të dy ngjarjeve të rënda kriminale: vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil dhe vrasjes së një gruaje në Lushnjë, ku mbeti i plagosur edhe bashkëshorti i saj.

Në rastin e Ksamilit, autori u lokalizua dhe u arrestua teksa tentonte të largohej i fshehur në bagazhin e një automjeti. Ndërsa në Lushnjë, policia arriti të kapte autorin e dyshuar për vrasjen e nënës dhe plagosjen e babait të tij.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm, rezultatet e këtyre operacioneve janë arritur falë bashkëpunimit mes strukturave dhe veçanërisht punës së Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

“Këto reagime le të shërbejnë si model për mënyrën se si duhet të veprojnë çdo ditë punonjësit e Policisë, të cilët duhet të jenë gjithmonë aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ta”, deklaroi Hita.

Në shenjë vlerësimi për angazhimin e tyre, me propozim të Drejtorit Vendor të Policisë Fier, efektivët e përfshirë në këto operacione do të shpërblehen me nga një pagë mujore.

Hita theksoi se prioriteti i Policisë së Shtetit duhet të mbetet reagimi profesional dhe i menjëhershëm për mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.

Etiketa: dekorimedrejtori i Përgjithshëm i Policisë së ShtetitgradapolicaSkënder Hita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hita takime me strukturat në Elbasan, Berat e Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

12:35 : 06/09/2026
AKTUALITET

Përplasja te hotel “Regina”/ Skënder Hita: Vazhdon hetimi për orë të tëra

14:40 : 04/09/2026
AKTUALITET

VIDEO/ Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët

16:37 : 03/09/2026
AKTUALITET

Policisë i shtohen 389 efektivë të rinj/ Hita: Mos u tundoni, busulla juaj vetëm ligji

16:33 : 26/08/2026
AKTUALITET

Objekti 5-katësh pa leje në Qeparo, pezullohet nga detyra zinxhiri komandues i Policisë Himarë

18:53 : 10/08/2026
AKTUALITET

Sezoni turistik/ Hita në Himarë: Masa të reja për garantimin e rendit dhe sigurisë!

16:52 : 06/08/2026
Para

94 ditë revoltë, qytetarët ironi me pankarta: Ahengu vazhdon, drejtësia kur fillon?!

TË GJITHA

Horoskopi i 7 shtatorit/ Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë dhe financat e çdo shenje

23:03 : 06/09/2026

Plas sherri tek ish-Parku në Tiranë, 26-vjeçari plagoset me mjet prerës

23:01 : 06/09/2026

Zhavorri merret në mes të ditës, gazetari denoncon shfrytëzimin e lumit Shkumbin

22:48 : 06/09/2026

U nis për në Tiranë dhe nuk u kthye më, familjarët në kërkim të 80-vjeçarit nga Ferizaj

22:29 : 06/09/2026

20 vatra zjarri gjatë ditës, zonat problematike në vend

22:06 : 06/09/2026

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

21:52 : 06/09/2026

Protesta e 99-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:29 : 06/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortMarsbahisMarsbahisiptvjojobet güncel girişonwincratosroyalbetanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomsahabetligobetcasinofasthuhubetonwinjojobetJojobetcasibomjojobet girişroketbetbetofficepusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetgrandpashabetcasibomsekabet