Dy persona janë arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar mallra kontrabandë.
Në pranga janë vënë shtetasit, Maksim Plaka dhe Artur Preni.
Sipas policisë, gjatë kontrolleve të kryera në automjetet e këtyre 2 shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra steka me cigare dhe puro, sasi duhani, medikamente, dhjetëra kilogramë kafe, pije alkoolike, materiale ndërtimi, produkte për mirëmbajtjen e automjeteve, si dhe paketime me produkte ushqimore.
Mallrat, për të cilat paguhet akcizë, dhe mallrat e tjera dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me dokumentacionin tatimor përkatës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.














