• Kontakt
Monday, September 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:11 : 01/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Pikërisht në momentin kur shqiptarët janë derdhur në bulevard si shenjë zemërimi ndaj vjedhjes dhe nëpërkëmbjes  sistematike, burgjet po zbrazen nga pushtetarët. I fundit që mund të lërë qelinë është Erion Veliaj, masa e arrestit të të cilit do të shqyrtohet në 15 shtator në Gjykatën e Lartë.

Më parë kushtetuesja e pati kthyer për  rishqyrtim çështjen e tij duke vënë në pikpyetje argumentimin e mbajtjes në izolim të një personi të zgjedhur. Pikërisht në këtë drejtim po lëviz edhe Lali.

Krahas lobingut ndërkombëtar që vetëm me shifra zyrtare e ka kaluar një gjysëm milioni euro, Veliaj po përpiqet të tregojë se është i domosdoshëm edhe për Bashkinë. Ai i hoqi delegimin e më pas e detyroi të dorëhiqej Anuela Ristanin. Ai nuk i caktoi asaj një pasuese duke shpallur se këtej e tutje do të nënshkruante vetë për ato që lidhen me institucionin ku ai vijon të mbetet kryetar në detyrë. Ai shkarkoi dhe sekretarin e përgjithshëm duke rikthyer në këtë post një besnik të vetin.

Deri këtu lëvizjet janë të qarta. Në prag të procesit Veliaj mëton të tregojë se puna e tij është e domosdoshme për të kryesuar administratën lokale të Tiranës dhe se çdo kundërvënie e gjykatës ndaj këtij realiteti do të ishte një dëm ndaj interesit publik dhe ndaj qytetarëve.

Lexo edhe:

Protesta e 99-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

99 ditë qëndresë qytetare

Por, ndërsa kjo strategji mund të qe e pritshme, ajo që ka ndryshuar rrënjësisht është sjellja e kryeministrit Rama. Menjëherë sapo Lali bëri lëvizjet e para për të kontrolluar Bashkinë shefi i tij e mbështeti. Me një deklaratë nga zyra e qeverisë bëhej e qartë se kjo ishte një e drejtë e tij dhe u përmend shkaras interesi i qytetarëve për të pasur në krye të punëve ‘të përzgjedhurin prej tyre”.

Pyetja është pse Rama ia përplasi në fytyrë, herën e parë kur ai e shkarkoi Ristanin nga burgu, ndërsa këtë radhë ia legjitimoi? Pse Veliaj ia hoqi tani delegimin zvvendëses së tij, për “mëkate”, që siç e përmend dhe vetë, datonin shumë kohë më parë? Pse nuk veproi menjëhetë kur kushtetuesja e la në detyrë, ndonëse Rama pati firmosur për ta shkarkuar? Po kryeministri, pse ndryshoi nga e bardha në të zezë dhe nga shakrkimi, thirrja për të mos protestuar pro Lalit, eleminimi i njerëzve të tij nga grupi parlamentar, u shndërrua papritmas në mbështetës të kryetarit “të zgjedhur me votë”?

E vetmja përgjigje logjike për këto pikëpyetje gjendet te një pakt i ri mes tyre, në prag të procesit për shqyrtimin e masës së arrestit të kryebashkiakut. Këtë pandehmë e vërteton edhe takimi i fundit në Lundër, në ditën e mbledhjes me të deleguarit e Tiranës, mes Ramës dhe avokatit të Veliajt, ku janë shqyrtuar modalitetet e drejtimit të bashkisë nga burgu dhe firmosja e shkresave që mbrojtësit ligjorë do i transportonin nga bashkia në qeli.

Nuk dihet se cili është interesi konkret që e detyroi Ramën të bëjë këtë piruetë, ndoshta zgjedhjet e ardhshme në Tiranë, apo ndoshta një skandal për të larguar sado pak vëmendjen prej tij, por një gjë është e qartë, deri në 15 shtator kryeministri dhe ish delfini i tij, tashmë i plagosur, do të bashkojnë forcat për të arritur qëllimin.

Pyeja është: çfarë ndodh nëse ia dalin? Nëse presioni politik arrin të mposhtë edhe këtë radhë drejtësinë? Një gjë kuptohet lehtë, Veliaj jashtë do të dekretonte fundin e asaj që një shumicë e dinë, por që ka ende të tjerë që duan ta besojnë: drejtësisë të pavarësuar nga ndërkombëtarët. Nëse sot nuk ka më asnjë zyrtar të lartë të burgosur për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë, nëse tashmë askush nuk prej tyre nuk gjendet i dënuar për koncesionet skandaloze në shëndetësi, nëse një zv kryeministre Rama nuk e dorëzon dhe një tjetër gjendet në arrati, kthimi i mundshëm i Veliajt në zyrë do të shkërmoqte çdo iluzion për reformën në drejtësi. Ky do të qe vërtet fundi.

Megjithëatë, sado e tmershme të duket shembja e kësaj ëndrre të rreme, cilado qoftë pesha e zhgënjimit, kjo mund të ishte një nga ato të këqia që vijnë për mirë.

Një ngjarje e tillë do i hapte styte edhe atyre protestuesve që kanë ende shpresë tek SPAK, edhe idiotëve të dobishëm që vijojnë të vetëgënjehen se jetojmë në demokraci, se nuk ka më as një trup të ndërmjetëm, as media, as opozitë e aq më pak drejtësi, që të ketë forcën për ta korigjuar sadopak këtë regjim. Nwse  shembet përfundimisht përralla me drejtësinë e re, sfida që do të shpërfaqet do të jetë ajo realja, ajo e përballjes, pa asgjë midis, mes popullit të pakënaqur që ka dalë në rrugë dhe një njeriu të vetëm./ Lapsi.al

Etiketa: bashkia tiraneBurgEdi RamaErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e 99-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:29 : 06/09/2026
AKTUALITET

99 ditë qëndresë qytetare

19:02 : 06/09/2026
AKTUALITET

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

12:48 : 06/09/2026
AKTUALITET

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

10:51 : 06/09/2026
AKTUALITET

Veliaj, “bojaxhiu” që su bë kurrë politikan!

10:24 : 06/09/2026
AKTUALITET

Rama sfidon protestuesit: Kur të dal nga ajo zyrë, atëherë do të shpëtoni nga mua!

09:54 : 06/09/2026
Para

Berisha udhëton drejt SHBA-së, foltore me shqiptarët e Amerikës më 6 shtator në New Jersey

TË GJITHA

Horoskopi i 7 shtatorit/ Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë dhe financat e çdo shenje

23:03 : 06/09/2026

Plas sherri tek ish-Parku në Tiranë, 26-vjeçari plagoset me mjet prerës

23:01 : 06/09/2026

Zhavorri merret në mes të ditës, gazetari denoncon shfrytëzimin e lumit Shkumbin

22:48 : 06/09/2026

U nis për në Tiranë dhe nuk u kthye më, familjarët në kërkim të 80-vjeçarit nga Ferizaj

22:29 : 06/09/2026

20 vatra zjarri gjatë ditës, zonat problematike në vend

22:06 : 06/09/2026

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

21:52 : 06/09/2026

Protesta e 99-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:29 : 06/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortMarsbahisMarsbahisiptvonwinanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobethuhubetonwinjojobetJojobetcasibomjojobet girişjojobetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetgrandpashabet