Janë publikuar pamjet e rënda nga dhunimi i 18-vjeçarit Genti Nela nga pronarët e hotelit ku ai punonte si kamerier në Golem.
Në video shihet se si Florian Habilaj dhe vëllai i tij Arbër Gabilaj, së bashku me shokun e tyre Enold Dragoti dhe dhëndri i familjes, bëhen bashkë duke dhunuar brutalisht të riun, që përfundoi në spital. Siç dëgjohet dhe në video, i riu bërtet nga dhimbjet, deri sa disa persona ndërhyjnë për të ndaluar dhunën.
Raportohet se dhuna nisi pasi i riu, i cili punonte si kamerier në hotelin e familjes Habilaj në Malin e Robit, kërkoi pagën që i takonte. Por në vend të parave, ai mori dhunën. Pas ngjarjes, autorët fshinë pamjet e kamerave të sigurisë dhe kjo video, e filmuar nga një person që ndodhej në zonë, mbetet e vetmja provë e policisë për ngjarjen.
Për ngjarjen janë arrestuar Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Ndaj tyre, ditën e djeshme Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pas dhunimit, 18-vjeçari u dërgua në Spitalin e Kavajës për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes xhaxhai i të riut, Melison Nela u nis drejt hotelit i armatosur, me qëllim hakmarrjen. Por Policia e ndaloi pranë hotelit dhe gjatë kontrollit në automjet i gjeti në një çantë një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/