Një konflikt i regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Kalasë së Tiranës ka përfunduar me plagosjen e një 39-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një konflikti, shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, dyshohet se është dëmtuar me një mjet prerës.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/