Aktivisti Andi Tepelena është liruar gjatë natës nga policia, pasi u shoqërua gjatë protestës së zhvilluar tek kryeministria.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tepelena shprehet se u shoqërua dhunshëm nga efektivët, teksa ishte duke dhënë një intervistë. Ai shton se Arben Kola dhe të tjerë aktivistë vijojnë të jenë të ndaluar.
“Sapo u lirova nga komisariati 6, pas një shoqërimi të dhunshëm tek komisariati 3, teksa po jepja një intervistë tek Syri.net. Më shoqëruan dhunshëm në qelitë e komisariatit 3. Më shoqëruan dhunshëm. Nuk më dhanë as të drejtën për të folur në telefon, sipas të drejtës për të komunikuar me familjen, pastaj na spostuan këtu tek komisariati nr 6. Tani kam dalë, jam mirë. Ndërkohë, dy aktivistët e tjerë, miqtë e mi, Ben Kola dhe Aumirald Dalliu, të cilët janë ndaluar sepse kanë protestuar në mënyrë paqësore. Shihemi në protestë, nesër edhe më shumë”– shprehet Tepelena.
Për rreth 2 orë mbrëmjen e djeshme, protesta, e cila deri më tani kishte qenë paqësore, u zhvillua mes tensionesh pasi qytetarët kërkonin të hynin brenda kryeministrisë. Në zyrën e tij ndodhej kryeministri Edi Rama dhe për këtë arsye, qytetarët donin që të hynin e të ballafaqoheshin me të. Kryeministri Rama arriti të largohej nga zyra vetëm pasi qytetarët u larguan nga bulevardi dhe u nisën për tek komisariati nr 1, ku po mbaheshin protestuesit e ndaluar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/