TIRANË – Policia ka arrestuar disa protestues dhe ka tentuar të shpërndajë protestën e zhvendosur sot nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit përballë Komisariatit numër 3.
Situata është tensionuar gjatë protestës, ku efektivët e policisë u kanë bërë thirrje qytetarëve: “Hapni rrugën!”.
Pas thirrjes, forcat e policisë kanë shtyrë protestuesit në njërën anë të rrugës, duke krijuar hapësirë për kalimin e autobotit të ujit të policisë.
Gjatë përplasjes mes protestuesve dhe efektivëve, policia ka kryer edhe arrestime të disa protestuesve që ishin përballë Komisariatit numër 3 në mbështetje të të ndaluarve të tjerë të mëparshëm gjatë mbrëmjes së sotme.
Ngjarja ka shënuar përshkallëzim të situatës në protestë, ndërsa vijon tensioni mes qytetarëve dhe forcave të rendit.
Zhvillimet vijnë pas përplasjeve të regjistruara më herët pranë Kryeministrisë, ku protesta e 94-të kundër qeverisë u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/