×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Agron Llakaj merr ‘timonin’ e Portokallisë, rikthehet në programin e humorit pas 16 vitesh. Spostohet Salsano Rrapi?  

TIRANË– Agron Llakaj do të rikthehet pas 16 vitesh në “Portokalli”. Artisti merr drejtimin e spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri, ku krahas rolit të drejtuesit, do të ngjitet në teatrin e Top Channel si moderator dhe aktor. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me drejtuesit e mëparshëm të spektaklit, që ishin Salsano Rrapi, Nevina Shtylla dhe Kiara Tito.

“Me mbështetjen e Lorit dhe Top Channel, mendoj se kemi të gjitha mundësitë që Portokalli të rimarrë ngjyrimin e atij që e themeloi, që i vuri këtë emër kaq të bukur. Unë isha i pari që erdha dhe ky rikthimi im, është si rikthimi i Odisesë… por unë nuk jam Odise Llakaj, jam Agron Llakaj. Mendoj se e qeshura ofron dashuri dhe ky është një mision shumë i madh për vetë kohën, ku mendoj se ka shumë urrejtje”, u shpreh Agron Llakaj.

“Portokallia është tani shtëpia e vetme e humorit në Shqipëri dhe përveç kontributeve dhe energjisë që kanë përcjellë aktorët, ardhja ime nuk është nisje nga zero, por bashkim i energjive që këtë shkëlqim që të ofron Top Channel, vij me energjinë dhe eksperiencën që ky shkëlqim të rritet më shumë. T’i kthehemi publikut që duhet të na vijë javë për javë, duke bërë bashkë të gjitha brezat që dëshirojnë një humor cilësor”, tha humoristi.

Përmes satirës, skeçeve, situatave komike dhe shumë karaktereve, Portokalli do të trajtojë problemet dhe zhvillimet dinamike në vend dhe botë, duke bërë publikun të qeshë, po aq sa të reflektojë

“Humori është vëzhgues i realitetit. Nuk ka pak probleme Shqipëria, ‘përbërësit’ janë që ne të bëjmë gjellë cilësore. Sa i takon politikës, botërore, që në momentin që kam ardhur, ky sinjal i ka shkuar Trump. E ka pritur mirë, mendoj se do kemi bashkëpunim të mirë më Amerikën. Ai ka dashur që ta quajmë “Orange”, por unë këmbëngula që ta quajmë ‘Portokalli’”, u shpreh Llakaj me humor, ndërsa ftoi talentet e reja ti bashkohen kastit.

 “Do të vijnë dhe do të kenë një dritare tyren, që do ta quajmë ‘dritarja e talentit të ri’ dhe nëse deri në dhjetor do të kenë talentin dhe fuqinë për t’u bërë pjesë e “Portokalli” janë të mirëseardhur”, përfundoi Agron Llakaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Video/ Bebe Rexha shkëlqen në dasmën e të vëllait! Momenti kur kërcen valle me këngë popullore shqiptare

Video/ Bebe Rexha shkëlqen në dasmën e të vëllait! Momenti kur kërcen valle me këngë popullore shqiptare

Publikuar më 06.09.2026
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka tërhequ...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në dasmën e vëllait të saj. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, artistja shihet tepër elegante duke iu bashkuar valles së bashku me disa vajza të tjera, nën ritmin e muzikës popullore shqiptare. Për këtë mbrëmje të veçantë, Bebe kishte zgjedhur […]

Lexo më shumë

“Si çentrot e mamit”, fustani i stilistes shqiptare bëhet hit në tapetin e kuq të Venecias

“Si çentrot e mamit”, fustani i stilistes shqiptare bëhet hit në tapetin e kuq të Venecias

Publikuar më 05.09.2026
Një fustan i stilistes shqiptare nga Kosova, Diana Qerimi, ë...

Një fustan i stilistes shqiptare nga Kosova, Diana Qerimi, është kthyer në një nga veshjet më të komentuara në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia. Personazhi televiziv dhe influencuesja italiane Giulia De Lellis u shfaq në event me një fustan të bardhë, të punuar me motive artizanale, që tërhoqën menjëherë vëmendjen dhe […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Plasën çokollatat, Ledri Vula i shpreh publikisht dashurinë Xhensila Myrtezait në koncert: Të dua…

VIDEO/ Plasën çokollatat, Ledri Vula i shpreh publikisht dashurinë Xhensila Myrtezait në koncert: Të dua…

Publikuar më 04.09.2026
Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë tërhequr sërish vëmend...

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë tërhequr sërish vëmendjen gjatë një performance të përbashkët, pas një momenti të veçantë që ndodhi në skenë. Teksa dy artistët ndodheshin përballë publikut, Ledri iu drejtua Xhensilës me fjalët “Të dua”. Momenti është filmuar nga të pranishmit dhe videoja është shpërndarë më pas në rrjetet sociale. Xhensila e priti […]

Lexo më shumë

I kanë dalë fotot dhe videot me Jonida Maliqin, Alessio Alia e pranon lidhjen: Dikur u bëja leksion shokëve, tani rashë vetë brenda…

I kanë dalë fotot dhe videot me Jonida Maliqin, Alessio Alia e pranon lidhjen: Dikur u bëja leksion shokëve, tani rashë vetë brenda…

Publikuar më 04.09.2026
Alessio Alia ka pranuar se është në një lidhje dhe i dashuru...

Alessio Alia ka pranuar se është në një lidhje dhe i dashuruar, pas shumë aludimesh mbi jetën e tij personale. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Alia është shprehure se është i lumtur pasi ndodhet pranë një njeriu me të cilin mund të komunikojë kur ka nevojë. Megjithatë ai nuk e ka bërë publik […]

Lexo më shumë

Andrew Tate dërgohet në gjyq në Rumani/ Akuzohet për trafikim dhe marrëdhënie seksuale me të mitur dhe pastrim parash

Andrew Tate dërgohet në gjyq në Rumani/ Akuzohet për trafikim dhe marrëdhënie seksuale me të mitur dhe pastrim parash

Publikuar më 04.09.2026
RUMANI- Prokuroria rumune ka ngritur zyrtarisht akuza të rej...

RUMANI- Prokuroria rumune ka ngritur zyrtarisht akuza të reja ndaj influencerit Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan Tate, duke e çuar çështjen në gjykatë. Andrew Tate akuzohet për trafikim të një të miture, akte seksuale të përsëritura me të mitur, pastrim parash dhe ndikim te deklaratat e dëshmitarëve, ndërsa Tristan akuzohet për bashkëpunim në […]

Lexo më shumë

Parashqevi Simaku mbush sot 60 vjeç, dy dëshirat e këngëtares për ditëlindje: Do doja urimin e djalit dhe rikthimin në Kavajë

Parashqevi Simaku mbush sot 60 vjeç, dy dëshirat e këngëtares për ditëlindje: Do doja urimin e djalit dhe rikthimin në Kavajë

Publikuar më 01.09.2026
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, feston sot 60-...

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, feston sot 60-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, teksa vitet kalojnë, dëshirat e saj duket se mbeten të njëjta dhe lidhen me njerëzit dhe vendet më të shtrenjta për të. Dy janë dëshirat që këngëtarja ka shprehur në ditën e 60-vjetorit: të takojë djalin e saj dhe […]

Lexo më shumë

Olta Gixhari rikthehet në Top Channel me një format të ri, ja cili emision i është besuar

Olta Gixhari rikthehet në Top Channel me një format të ri, ja cili emision i është besuar

Publikuar më 01.09.2026
Olta Gixhari dhe Dorian Ramaliu do të jenë prezantuesit e ri...

Olta Gixhari dhe Dorian Ramaliu do të jenë prezantuesit e rinj të “Fiks Fare”, duke sjellë energji, dinamizëm dhe një frymë të re në ekran. Dyshja e re merr drejtimin e emisionit investigativ që prej vitesh ka qenë zëri i qytetarëve, duke denoncuar padrejtësitë dhe kërkuar përgjigje. Pas përvojës në Big Brother VIP Albania dhe […]

Lexo më shumë

Pas 3 dekadash, zbardhet vrasja e Tupac Shakur! Ja kush e urdhëroi krimin

Pas 3 dekadash, zbardhet vrasja e Tupac Shakur! Ja kush e urdhëroi krimin

Publikuar më 01.09.2026
Tre dekada pas vdekjes së artistit të njohur Tupac Shakur, n...

Tre dekada pas vdekjes së artistit të njohur Tupac Shakur, një person është dënuar si autor i krimit. Duane “Keffe” David është shpallur fajtor për akuzën se ka urdhëruar vrasjen e reperit amerikan në vitin 1996 në qytetin Las Vegas, Nevada. Pas një seancë që zgjati për rreth 3 orë, trupi gjykues arriti në përfundimin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda