×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘’Nuk mjafton për të ardhur në pushtet’’, Berisha mori vizën për në SHBA, Kikia: Shumë nga mekanizmat që prodhojnë sot korrupsion, u instaluan në kohën e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të udhëtojë këtë fundjavë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi i është aprovuar viza amerikane. Berisha do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Republikane të presidentit Donald Trump.

Por, sipas gazetarit Mentor Kikia, rikthimi i Berishës në SHBA nuk është i mjaftueshëm për të sjellë një rotacion politik në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Kikia shprehet se i vjen mirë që Berisha ka marrë vizën amerikane, por thekson se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim radikal politik.

Gazetari rendit disa pika që duhet të ndryshojnë për të mundësuar një transformim të situatës politike dhe institucionale në vend.

Në fund të reagimit të tij, Kikia ngre kritika edhe ndaj qeverisjes së Berishës, duke argumentuar se një pjesë e mekanizmave që, sipas tij, sot prodhojnë korrupsion dhe degradim të shtetit janë instaluar gjatë periudhës së qeverisjes së ish-kryeministrit dhe më pas janë përsosur.

Postimi i plotë:

Udhë të mbarë për në Amerikë Dr.Berisha. Por vetëm kaq!

Kryetari i PD-së, Dr. Sali Berisha do të udhëtojë drejt SHBA-së. Kjo është një fitore për të. Pasi, për 5 vjet ai u ndalua dhe për këtë është sulmuar politikisht çdo ditë, nga qeveria dhe mediat pranë saj, për “pamundësinë e kalimit të oqeanit”. Sot Berisha e ka marrë vizën për ta kaluar oqeanin dhe mua personalisht më vjen mirë për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit tim.

Por vetëm kaq!

Pasi pyetjes, “A mjafton kjo, që Berisha të rikthehet triumfalisht si një alternativë qeverisëse në Shqipëri”? – unë i përgjigjem pa mëdyshje:

Jo!

Shumë shkurt: Për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, nuk nevojitet thjeshtë  një rrotacion politik. Nevojitet një “përmbysje rradikale”.

-Duhet çliruar shteti nga kontrolli politik i partisë që ka pushtetin.

-Duhet çliruar ekonomia nga paratë e krimit dhe monopolet oligarkike.

-Duhet projektuar ekonomia e qëndrueshme, që nuk mbështetet tek konsumimi barbar i aseteve natyrore, duke lënë pas një tokë pa pyje në sipërfaqe dhe pa ujë nën sipërfaqe.

-Duhet një qeveri, që në një vend, ndër më të pasurit me ujë në kontinent, t’u çojë ujë njerëzve në shtëpi dhe jo gënjeshtra çdo fushatë.

-Duhet të çmontohen mekanizmat ligjorë që ligjërojnë praktika korrupsioni të llahtarshme dhe grabitjeje të pasurive kombëtare.

-Duhet ti kthehet/vendoset legjitimiteti Parlamentit, nga një institucion shërbyes ndaj ekzekutivit, në një institucion me integritet, ligjvënës dhe monitorues i ekzekutivit.

-Duhet një qeveri që të mendojë se çdo të bëhet në këtë vend, jo vetëm pas 4 vitesh, por edhe pas 40 vitesh.

-Duhet një qeveri që të ndërtojë institucione në shërbim të qytetarëve, dhe jo të reklamojë numrat e telefonit të ministrave dhe deputetëve, që qytetarët tu kërkojnë ti zgjidhin hallet e tyre.

-Duhet të ndërtohet një shtet, ku kamarierin 18 vjeçar të mos e masakrojnë në dru pronarët e hotelit, sepse kërkoi pagën e muajit, pasi do të linte punën e papërballueshme. Të ndërtohet një shtet ku kamarieri të ketë kontratë pune, ku të përcaktohet paga, oraret e punës, ditët e pushimit dhe ti paguhen sigurimet shoqërore e shëndetësore, dhe jo të shfrytëzohet si skllav e ta rrahin nëse ngre krye.

Sali Berisha nuk e bën këtë!

Sepse shumë nga mekanizmat që sot prodhojnë korrupsion e degradim të shtetit, u instaluan në kohën e tij e u përsosën në këtë kohë.

Sepse Z.Berisha kishte mundësinë të bënte gjithëçka të mirë, por nuk diti, nuk mundi apo nuk deshi. Kjo është tjetër gjë. Ai e konsumoi kohën e tij.

Udhë të mbarë z.Berisha. Por vetëm kaq!

Sheshi u takon të rinjve, edhe brenda partisë tënde.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flas...

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flasim”, ku në episodin e parë u shfaq përballë gazetares Rudina Xhunga. Aju e pyet mes të tjerash edhe për Ilir Metën, të cilin Rama e përshkruan si një “talent politik”. Megjithatë, Rama shton se Meta nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe u shndërrua në […]

Lexo më shumë

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar ...

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar për pagat e gjyqtarëve në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se secili institucion duhet të jetë në vendi ne vet. Teksa ndaj një video ku paraqitet një pjesë e konferencës së ministrit të Drejtësisë, Rama thotë se vetë Gjykata Kushtetuese është […]

Lexo më shumë

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së sh...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së shpejti pritet të rikthehet podkasti i tij “Flasim”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një përmbledhje të shkurtër nga episodi i parë i sezonit të ri, ku ai do të jetë përballë pyetjeve të Rudina Xhungës. Në video, Rama flet për aktualitetin […]

Lexo më shumë

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Hi...

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Himarës, i cili dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë […]

Lexo më shumë

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e ci...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e cila dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë të tjerë, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda