Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në Ksamil.
Mësohet se 4 turistë gjermanë kanë përjetuar momente tmerri, pasi mjeti lundrues me të cilin po lëviznin në bregdetin shqiptar ka marrë flakë papritur, në pjesën e brendshme. Menjëherë, ata kanë njoftuar policinë kufitare, e cila ka ndërhyrë duke fikur zjarrin, e duke evakuuar turistët drejt bregut. Fatmirësisht, asnjë person nuk u lëndua.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Ksamil/Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, ndërhyrje në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.
Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt vendngjarjes.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike.
Ata falënderuan punonjësit e Policisë që ndërhynë në kohë për t’i ndihmuar. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/