Një sasi prej 80 litrash lëndë e dyshuar insekticide është evidentuar nga autoritetet doganore në Portin e Durrësit. Konstatimi është bërë gjatë kontrolleve të ushtruara në vijën e dytë, ku po verifikohen mjetet e rënda që hyjnë në territorin shqiptar.
Sipas të dhënave të Doganës së Durrësit, gjatë kontrollit të një furgoni që kishte mbërritur me tragetin e linjës Bari-Durrës, janë gjetur 80 bidona plastikë, me nga një litër secili, të cilët përmbanin një lëndë të dyshuar si insekticid.
Nga verifikimet rezultoi se sasia e gjetur nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës.
Mallrat, së bashku me mjetin ku u konstatuan, u janë kaluar organeve kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/