×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një e pesta e ekonomisë për t’u ushqyer, Shqipëria rekord në Europë për qumësht, vaj e zarzavate

Shqipëria kishte në vitin 2025 peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me ekonominë në Europë.

Në vitin 2025, shpenzimet nominale për ushqime ishin sa 20.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose rreth një e pesta e ekonomisë, kundrejt vetëm 6.2% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian. Edhe krahasimi rajonal tregon një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi, shpenzimet për ushqime ishin sa 19.9% e PBB-së, në Bosnjë-Hercegovinë 19.1%, në Maqedoninë e Veriut 17.9% dhe në Serbi vetëm 12.8%.

Pesha kaq e lartë lidhet në radhë të parë me nivelin e ulët të të ardhurave. Për familjet me të ardhura më të kufizuara, pjesa më e madhe e buxhetit përqendrohet te nevojat bazë dhe ushqimi është ndër të parat. Në vendet me të ardhura më të larta, pasi plotësohen nevojat për ushqim, një pjesë shumë më e madhe e të ardhurave mbetet për strehim, transport, shëndetësi, arsim, kulturë, argëtim dhe kursime.

Shqipëria ka konsum individual për frymë, të matur sipas fuqisë blerëse, sa 48% e mesatares së BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë janë vetëm 43% e mesatares europiane. Megjithatë, shpenzimet për ushqime në raport me ekonominë janë mbi tri herë më të larta se në BE.

Në vlerë, sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria shpenzon 5.1 miliardë euro për ushqime. E parë e detajuar, Shqipëria ka peshë të lartë të disa prej produkteve më bazë në ekonomi, duke u renditur në krye të Europës për shpenzimet për qumështin dhe produktet e bulmetit, vajrat dhe yndyrnat, si dhe për zarzavatet.

Grupi “qumësht, produkte të tjera të bulmetit dhe vezë” përfaqësonte në vitin 2025 rreth 4.5% të PBB-së së Shqipërisë. Mesatarja e Bashkimit Europian ishte vetëm 1%.
Asnjë vend tjetër në tabelën europiane nuk kishte një peshë më të lartë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, shpenzimet për këtë grup ishin sa 4.2% e PBB-së, në Malin e Zi 3.5%, në Maqedoninë e Veriut 3.4% dhe në Serbi 2.2%. Në Greqi pesha ishte vetëm 1.7%, ndërsa në Itali 1.2%.

Pesha e qumështit, bulmetit dhe vezëve në ekonominë shqiptare është kështu 4.5 herë më e lartë se mesatarja e BE-së.

Nuk ka asnjë të dhënë që të trgojë se shqiptarët konsumojnë më shumë bulmet se Europa. Diferenca përkon më shumë me nivelin e lartë të çmimeve të këtyre produkteve. Në vitin 2025, Shqipëria kishte indeksin 135.6 për qumështin, produktet e bulmetit dhe vezët, ku mesatarja e BE-së është 100. Çmimet ishin 35.6% mbi mesataren europiane, duke e renditur Shqipërinë të tretën më të shtrenjtë në Europë për këtë grup. Në vlerë, shpenzimet për këtë grup ishin 1.1 miliardë euro.

Diferenca me rajonin ishte edhe më e fortë. Indeksi ishte 107.1 në Serbi, 95 në Malin e Zi, 92 në Bosnjë-Hercegovinë dhe 89.6 në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët i paguanin këto produkte rreth 27% më shtrenjtë se serbët, 43% më shtrenjtë se malazezët dhe mbi 50% më shtrenjtë se konsumatorët në Maqedoninë e Veriut.

Një tjetër diferencë e fortë është te vajrat dhe yndyrnat. Në Shqipëri, shpenzimet për këtë kategori ishin sa 1.4% e PBB-së, kundrejt vetëm 0.2% në Bashkimin Europian. Në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria shpenzon shtatë herë më shumë se mesatarja e BE-së për këtë grup produktesh. Në vlerë shpenzimi ishte 356 milionë euro.

Edhe në këtë rast, Shqipëria kishte peshën më të lartë ndër vendet europiane të përfshira në tabelë. Në Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, vajrat dhe yndyrnat zinin vetëm 0.6% të PBB-së, ndërsa në Serbi 0.4%. Edhe Greqia, relativisht e lartë në krahasim me BE-në, ishte në 0.7%.

Edhe çmimet e vajrave dhe yndyrnave në Shqipëri ishin mbi mesataren europiane në vitin 2025. Indeksi i çmimeve ishte 112.5, ose 12.5% mbi mesataren e BE-së. Në këtë grup, megjithatë, Shqipëria nuk ishte më e shtrenjta në rajon, pasi Serbia kishte indeksin 128.4 dhe Mali i Zi 119.4. Bosnjë-Hercegovina ishte në 99.2 dhe Maqedonia e Veriut në 95.

Një peshë po aq e pazakontë kanë zarzavatet. Grupi që Eurostat klasifikon si “zarzavate, zhardhokë, banane gatimi dhe bishtajore” përfaqësonte 3.9% të PBB-së së Shqipërisë në vitin 2025, pothuajse pesë herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 0.8%. Për zarzavatet shpenzohen gati 1 miliardë euro në vit.

Shqipëria ndan nivelin më të lartë me Maqedoninë e Veriut, gjithashtu me 3.9% të PBB-së. Në Bosnjë-Hercegovinë pesha ishte vetëm 1.7%, në Malin e Zi 1.6% dhe në Serbi 1.4%. Në Greqi ishte gjithashtu 1.4%, ndërsa në Itali 1.2%.

Në ndryshim nga bulmeti dhe vajrat, çmimet e këtij grupi në Shqipëri mbeten nën mesataren e BE-së, por janë shumë më të larta se në pjesën më të madhe të rajonit.

Indeksi i çmimeve për zarzavatet ishte 91.2, pothuajse i njëjtë me Serbinë, me 91. Megjithatë, çmimet në Shqipëri ishin rreth 20% më të larta se në Bosnjë-Hercegovinë, 22% më të larta se në Malin e Zi dhe 27% më të larta se në Maqedoninë e Veriut.

Mishi është produkti që merr pjesën më të madhe të shpenzimeve ushqimore në Shqipëri. Grupi i mishit dhe produkteve të kafshëve të therura përfaqësonte 4.7% të PBB-së, kundrejt 1.3% mesatarisht në BE. Pesha ishte rreth 3.6 herë më e lartë se mesatarja europiane. Në vlerë, shpenzimi është gati 1.2 miliardë euro.

Në rajon, vetëm Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kishin një peshë më të lartë, me nga 5.6% të PBB-së. Serbia ishte në 3.6% dhe Maqedonia e Veriut në 3.4%.

Në çmime, mishi në Shqipëri ishte vetëm 2% më i lirë se mesatarja e BE-së, me indeks 98, por rezultonte më i shtrenjti në rajon. Indeksi ishte 86.1 në Serbi, 83 në Bosnjë-Hercegovinë, 77.6 në Maqedoninë e Veriut dhe vetëm 71 në Malin e Zi.

Edhe frutat dhe arrat zënë një pjesë shumë më të madhe të ekonomisë shqiptare sesa në BE. Shpenzimet për to ishin sa 1.9% e PBB-së, kundrejt 0.5% në Bashkimin Europian, ose gati katër herë më shumë. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kishin një peshë më të lartë, me nga 2.3%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina ishte në 1.7% dhe Serbia në vetëm 1%.

Çmimet e frutave dhe arrave në Shqipëri ishin sa 92.1% e mesatares së BE-së, por diferenca me ekonomitë më të lira të rajonit ishte e madhe. Në Bosnjë-Hercegovinë indeksi ishte 71.2 dhe në Maqedoninë e Veriut 52.4.

Në krahasim me këtë të fundit, frutat dhe arrat në Shqipëri kushtonin rreth 76% më shumë.
Për drithërat dhe produktet e tyre, shpenzimet ishin sa 2.1% e PBB-së, më shumë se dyfishi i mesatares së BE-së prej 1%. Në këtë kategori Shqipëria nuk kryeson rajonin: Mali i Zi arrin në 3.5%,

Bosnjë-Hercegovina në 2.7%, Maqedonia e Veriut në 2.5% dhe Serbia në 2.2%.
Pesha e madhe që ushqimet marrin në ekonominë shqiptare po shoqërohet tashmë edhe me një tjetër zhvillim. Në vitin 2025, për herë të parë, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri kaloi mesataren e Bashkimit Europian.

Indeksi i ushqimeve arriti në 102.9, ose 2.9% mbi mesataren e BE-së, nga 99.6 një vit më parë dhe rreth 85 në vitin 2022. Shqipëria është i vetmi vend i rajonit ku ushqimet kanë kaluar mesataren europiane. Serbia, e dyta më e shtrenjtë, kishte indeksin 96.6, ndërsa Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina ishin në 84.6 dhe Maqedonia e Veriut në vetëm 74.3.

Kur përfshihen edhe pijet joalkoolike, indeksi i Shqipërisë arrin në 103.8. Në Serbi është 97.1, në Malin e Zi 86.5, në Bosnjë-Hercegovinë 85.8 dhe në Maqedoninë e Veriut 74.8.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike kushtojnë në Shqipëri rreth 7% më shumë se në Serbi, 20% më shumë se në Malin e Zi, 21% më shumë se në Bosnjë-Hercegovinë dhe gati 39% më shumë se në Maqedoninë e Veriut.

Nga 12 grupet e detajuara ushqimore që raporton Eurostat, në gjysmën e tyre çmimet në Shqipëri janë tashmë mbi mesataren e Bashkimit Europian. Mes tyre janë qumështi dhe produktet e bulmetit, vajrat dhe yndyrnat, sheqeri dhe ëmbëlsirat, pijet joalkoolike dhe ushqimet e gatshme, ndërsa mishi dhe peshku janë afër nivelit mesatar europian.

Pijet joalkoolike, për të cilat Shqipëria shpenzon sa 1.4% e PBB-së, kundrejt 0.6% në BE, kishin në vitin 2025 një indeks çmimesh prej 114.3, ose 14.3% mbi mesataren europiane dhe më të lartin në rajon.

Sheqeri, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë kishin indeksin 123.1, ose 23.1% mbi mesataren e BE-së, ndërsa ushqimet e gatshme dhe produktet e tjera ushqimore arrinin në 128.2, ose 28.2% më shtrenjtë se mesatarja europiane./ Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda