Në ditën e 94-t, “Revolucioni i Flamingove” mori një tjetër kthesë, pasi protesta para kryeministrisë u zhvillua me tensione. Kryeministri Edi Rama ndodhej brenda zyrës së tij dhe kjo acaroi tubuesit, që kërkuan të hynin brenda godinës. Por policia nuk i lejoi dhe kjo solli përplasje. Pas përplasjeve, policia ka shoqëruar plot 14 persona.
Ata janë Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu. Ata po mbahen ende në qeli teksa sipas ligjit, parashikohet që 72 orë pas ndalimit, të dalin para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.
Në rastet e mëparshme kur ka patur përplasje të tilla me policinë dhe shoqërime, protestuesit janë liruar, përveç atyre që akuzohen se kanë goditur me gurë efektivët. Edhe mbrëmjen e djeshme u raportua një gjest i ngjashëm, teksa një efektiv u plagos.

Protesta që nisi 3 muaj më parë si kundërshtim për projektin e resortit luksoz në Zvërnec, mori përmasa të tjera duke u shndërruar në një tubim anti-qeveritar, e po ashtu kudnër të gjithë klasës politike. Edhe pse në muajt e verës pjesëmarrja u pakësua, organizatorët e protestës paralajmëruan se në shtator do të kishte përshkallëzime dhe kështu ndodhi që në ditën e parë të muajit. Protesta do të vijojë edhe sot, në ditën e 95-të, por mbetet për tu parë nëse do ketë të njëjtin përshkallëzim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/