×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

SKEMA/ Iu premtonte se do i bënte me shtëpi pas tërmetit, kush është Ina Çekaj, ‘këshilltarja e kryeministrit’ që zhvati qytetarët e Fushë Krujës

Shuma financiare që varionin nga 2 milion lekë, deri në 20 milion lekë të vjetra, u janë marrë banorëve të Fushë-Krujës nga e arrestuara Ina Çekaj, si pjesë e skemës së mashtrimit të saj për t’i ndihmuar lidhur me dëmtimet në banesat e tyre nga tërmeti i Nëntorit 2019.

Janë më shumë se 30 persona që kanë rënë viktima të këtij mashtrimi, ku disa prej tyre pasi kanë pritur për një kohë të gjatë, i janë drejtuar drejtorisë së policisë së Tiranës, ku kanë depozituar kallëzim penal ndaj Ina Çekaj.

Kjo e fundit tashmë është arrestuar dhe lënë në masën e “Arrestit në burg” nga gjykata e Tiranës. Ndërsa gjatë kontrollin në një zyrë ku ajo ishte e vetëpunësuar si agjente Imobilare, Ina Çekaj, i janë sekuestruar dokumenta të ndryshme pronësi dhe një kartë identifikimi me emrin e saj dhe të shkruar sipër “Kryeministria”.

Gjatë marrjes në pyetje Ina Çekaj, ka pohuar të gjithë dinamikën e mashtrimeve që kryentë në zonën e Fushë-Krujës, duke treguar se ka pasur një konflikt me Artur Bushin, Kryetar i Bashkisë Krujë, për shkak të një gjobe administrative që sipas saj kishte arritur vlerën 13.000 euro.

Në këtë kuadër deklaroi se kishte marrë shuma monetare nga disa banorë të Fushë-Krujës, konkretisht 400 paund nga M. Baloshi, 1000 euro nga Xh. Seferi, 2000 euro nga T. Leka, 1600 euro nga N. Xhija dhe 8000 euro nga N. Balluku, të cilat sipas saj janë përdorur për pagesën e kësaj gjobe.

Policia, beson se janë më shumë se 30 persona në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës që janë mashtruar nga Ina Çekaj, por ata ngurrojnë të kallëzojnë me shpresën se do arrijnë të marrin sërisht mbrapsht shumat financiare që i kanë dhënë Çekaj.

Sipas deklarimit të kallëzuesve, Ina Çekaj u prezantohej herë si zyrtare pranë kryeministrit, Edi Rama, herë si zyrtare pranë bashkisë së Tiranës dhe herë si zyrtare pranë Entit Kombëtar të Banesave.

Duke u nisur këto mashtrime dhe premtimet e shumta të saj se do arrinte ti mbaronte punë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, banorët kanë pranuar ti japin Ina Çekaj, sasi të ndryshme parash dhe euro.

Pas marrjes së lekëve ajo zhdukej, duke e bërë shumë të vështirë kontaktimin e saj. Pasi herë pas here justifikohej se: “…ishte në pritje të ministrit…” apo se: “…kam lëvizur nga kryeministria…” apo se koordinoj projektin “La Mama” të lançuar nga kryeministri Rama…” apo “…herë se jam gazetarë e lirë…” dhe procedura të tjera të lidhura me financat.

Por disa nga banorët duke kuptuar këtë hile të saj, kanë filluar të kryejnë vetë verifikime nëse Ina Çekaj, punonte ose jo pranë institucionit të kryeministrisë, Entit Kombëtar të Banesave apo qoftë dhe në Bashkinë e Tiranës.

Përgjigjet që kanë marrë nga 3 institucionet ishin negative për ta, pasi Ina Çekaj, nuk punonte në asnjë institucion shtetëror. Ndaj dhe disa prej tyre në muajin qershor dhe Korrik 2026, i ajnë drejtuar policisë së Tiranës, duke bërë kallëzim penal ndaj saj.

Pas hetimeve të kryera nga policia, në datën 26 Gusht 2026 është bërë e mundur lokalizimi i saj dhe shoqërimi në ambjentet e policisë ku dhe është marrë në pyetje.

Gazetari Elton Qyno ka mundur të sigurojë dëshminë e Ina Çekaj e cila ka deklaruar se është e vetëpunësuar në agjensinë imobilare fillimisht me emrin “Metropol” dhe më pas në “Cekins Imobiliare” me seli në zonën e ish-parkut pranë “21 Dhjetorit”, aktivitet të cilin ajo deklaron se e ushtron prej rreth 10 vitesh.

Në lidhje me projektin e quajtur “La Mama”, Ina Çelaj deklaroi në polici se nuk ka ekzistuar asnjë projekt i tillë dhe se ajo nuk është prezantuar ndonjëherë me këtë emërtim.

Sipas saj, personat e përfshirë kanë qenë qytetarë të interesuar për përfitimin e banesave sociale apo dëmshpërblimeve për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.

Ina Çekaj, pohoi se rreth muajit qershor të vitit 2024 është kontaktuar nëpërmjet B. Sena, i cili e ka prezantuar me Xh. Seferi.

Më tej, sipas saj, nëpërmjet këtij të fundit janë afruar edhe persona të tjerë me problematika të lidhura me dëmtimet nga tërmeti dhe nevojën për përfitim banese ose dëmshpërblimi.

Deklaroi se ndër personat me të cilët ka pasur komunikime lidhur me këto çështje përfshihen A.Shabani, I. Shabani, A. Shabani, A. Kulla, N. Xhija, L. Sana, D. Tufa, G. Seferi, Xh. Seferi, Dh. Metaj, S. Metaj, S. Metaj, G. Kastrati, L. Balliu, Sh. Balliu, R. Karaj, G. Karaj, M. Baloshi, J. Baloshi, A. Baloshi, G. Tahiri, B. Hysa, N. Balluku, T. Leka, L. Hoxha dhe B. Hoxha.

Në lidhje me B. Sena, Ina Çekaj ka pohuar se e njeh që prej vitit 2017, kohë kur ka punuar si koordinatore pranë zyrës së vëllait të tij, F. Sena, i cili sipas saj administronte një agjenci private investigimi me emrin “Stop Krimi”.

Ndërkohë policia e ka pyetur Ina Çekaj se si do të ndihmonte qytetarët për përfitimin e banesave ose dëmshpërblimeve, e arrestuara pohoi se kishte një person të njohur pranë Entit Kombëtar të Banesave, me të cilin do të komunikonte për t’i ndihmuar këta banorë.

Këtë person të njohur të saj, ajo nuk pranoi ta tregojë para oficerëve të policisë.E pyetur nëse mund të përmendë persona që sipas saj kishin përfituar banesa ose dëmshpërblime falë ndërhyrjes së saj, deklaroi se ndër ta ishin vëllezërit L.Hoxha dhe B. Hoxha, të cilët sipas saj kishin përfituar dëmshpërblim pranë Ministrisë së Financave, por më pas e kishin mohuar këtë fakt dhe e kishin kërcënuar se do ta denonconin në media.

Tashmë ndaj Ina Çekaj është marrë masa e “Arrestit në burg” pasi ndaj saj policia dhe prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e “Mashtrimit më shumë se njëherë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda