TIRANË – Situata vijon të jetë e tensionuar përpara Kryeministrisë, ku prej 94 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Për mbarëvajtjen e situatës janë angazhuar forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Shqiponjat. Në zonën përreth godinës së Kryeministrisë është vendosur gjithashtu një autobot uji, ndërsa prania e forcave të sigurisë është shtuar ndjeshëm.
Në terren ndodhen edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po ndjekin nga afër zhvillimet dhe situatën e krijuar përpara godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë kordonit policor, ndërsa gjatë mbrëmjes janë shënuar disa episode tensioni dhe përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, teksa disa qytetarë janë shoqëruar në komisariat.
Protesta vijon në ditën e 94-t të saj, ndërsa protestuesit përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe kundërshtimin ndaj qeverisë.
Kryeministri Rama ndodhet në godinë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/