TIRANË – Protestuesit kanë ndryshuar skenarin e tubimit të 94-të kundër qeverisë, ndërsa pretendojnë se shkak për këtë është bërë prania e kryeministrit Edi Rama në zyrën e tij në Kryeministri.
Protestuesit e kanë konsideruar praninë e kreut të qeverisë në godinë si një provokim, duke vendosur për të ndryshuar mënyrën e zhvillimit të protestës.
Ndërkohë, situata përpara Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Forcat e policisë kanë tentuar të largojnë protestuesit nga godina e Kryeministrisë, ndërsa këta të fundit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e efektivëve duke bllokuar hyrjet e godinës, me kryeministrin Rama që ndodhet i ‘bllokuar’ në zyrë.
Forca të shumta të policisë kanë krijuar në kordon, teksa nuk mungon as makina ujëhedhëse. Raportohet për disa protestues të shoqëruar deri në këto momente.
Përshkallëzimi i situatës vjen pas paralajmërimeve për nisjen e mosbindjes civile gjatë muajit shtator.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/