Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Analizë

Rama, jo viktimë e algoritmit por e bilancit të tij qeverisës!

Kryeministri bën sikur harron se faktet ekzistojnë edhe jashtë internetit

by A G
6 days ago
in Analizë, Kryesore
Rama, jo viktimë e algoritmit por e bilancit të tij qeverisës!

Është më së paku ironike që Edi Rama, një prej politikanëve shqiptarë që ka ditur ta përdorë më mirë se kushdo tjetër fuqinë e rrjeteve sociale, tani po shfaqet si viktimë e tyre.

Për vite me radhë, kryeministri i ka përdorur rrjetet sociale si një zgjatim të komunikimit të tij politik. Ka promovuar aty qeverinë, projektet, sukseset, batutat, videot dhe imazhin e tij politik.

Por tani, kur e njëjta teknologji po i kthen mbrapsht një pjesë të zemërimit që ai ka prodhuar, “zbulohet” papritur se fajin e paska algoritmi.

Po, historiani i famshëm izraelit Yuval Harari, intervistën e të cilit Rama e shpërndau dje në rrjetet sociale, ka të drejtë në një pikë: algoritmet favorizojnë përmbajtjet që gjenerojnë reagime të forta.

Zemërimi, frika dhe konflikti përhapen më shpejt. Por ato nuk u krijuan nga algoritmi. Ky i fundit mund ta përforcojë një emocion, por nuk është domosdoshmërisht ai që e prodhon.

Nëse një qytetar sheh në TikTok një video për një aferë korruptive, problemi nuk është TikToku, por ekzistenca e vetë skandalit.

Nëse flitet për kontrata korruptive në shëndetësi, ndërtimin e rrugëve apo shërbimet digjitale të AKSHI-t, këto nuk janë shpikje të Facebook-ut. Për këto çështje ka pasur denoncime, kontrolle, hetime dhe raste që kanë përfunduar me persona të dënuar.

Pra, nuk është TikTok-u që ka hartuar tenderët, Facebook-u që ka firmosur kontratat apo X-i që ka administruar fondet publike. Po ashtu, raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk janë prodhuar nga ndonjë makineri propagandistike e Silicon Valley-t.

Dhe as hetimet e drejtësisë nuk bëhen më pak reale sepse një lajm për to shpërndahet në rrjet. E njëjta gjë vlen për shpopullimin. Shqipëria nuk po zbrazet sepse algoritmet kanë vendosur të prodhojnë një narrativë kundër teje.

Njerëzit dhe familjet largohen realisht dhe boshatisja e vendit është një fenomen që matet me statistika, jo me numrin e pëlqimeve. Edhe debatet për politikën e jashtme, interesat e shteteve të huaja dhe mënyrën se si qeveria trajton çështje strategjike nuk bëhen “propagandë” vetëm sepse zhvillohen në internet.

Këtu qëndron edhe absurdi i viktimizimit të ri të Ramës. Ai ndjek një strategji bajate të PR-së: kur nuk mund të kundërshtosh problemin, kundërshto mënyrën se si njerëzit flasin për të.

Por antipatia ndaj Edi Ramës nuk filloi me TikTok-un. As kritikat ndaj qeverisë nuk lindën me Facebook-un. Dhe protesta që tashmë ka hyrë në muajin e katërt nuk është një produkt i algoritmit.

Rrjetet sociale nuk e krijuan pakënaqësinë. Ato i dhanë asaj një megafon. Nëse nesër mbyllen Facebook-u, TikTok-u, Instagrami dhe X-i, problemet e Shqipërisë nuk zhduken. As tenderët korruptivë, dosjet hetimore apo raportet e KLSH-së.

Ngjashëm, nuk ndalet shpopullimi dhe njerëzit që kanë humbur besimin te qeverisja nuk zgjohen papritur të dashuruar me të. Madje, ka edhe një paradoks tjetër. Rama është pikërisht politikani shqiptar që ka përfituar më shumë nga kjo teknologji.

Ai ka ndërtuar një pjesë të madhe të komunikimit të tij politik mbi rrjetet sociale dhe është ndër figurat më të ndjekura në to. Por algoritmi nuk ka kontratë ekskluzive me kryeministrin.

Sipas tij, kur rrjeti e lavdëron, ky është komunikim modern. Ndërsa kur e kritikon, është manipulim algoritmik. Kur postimet e tij bëhen virale, është sukses. Ndërkohë, kur virale bëhen kritikat ndaj tij, atëherë ky është “eksitim” i rrezikshëm i turmës.

Por, siç po ndodh gjithnjë e më shpesh, e tija nuk është një analizë realiste e teknologjisë, por thjesht një mënyrë moderne për të shmangur përgjegjësinë.

Sepse pas tre muajsh protestash, është gjithnjë e më qesharake të pretendosh se një popull i tërë është zemëruar sepse një algoritëm ka shtypur butonin e gabuar.

Algoritmi mund të vendosë se cilën video do të shohësh më shpesh. Por nuk vendos se çfarë ke përjetuar në jetën reale. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi i Ramës: ai nuk po përballet me një revoltë të shpikur nga teknologjia, por me një revoltë që teknologjia thjesht e ka bërë të pamundur për t’u fshehur më tej. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”
Kryesore

Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”

06/09/2026
Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…
Kryesore

Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…

06/09/2026
Next Post
Rindizet Lindja e Mesme

Rindizet Lindja e Mesme

“Kasapi i Bosnjës” ka vdekur, por përçarjet në Ballkan vazhdojnë…

“Kasapi i Bosnjës” ka vdekur, por përçarjet në Ballkan vazhdojnë...

Itali, një “revolucion” i pritshëm në plazhe

Itali, një "revolucion" i pritshëm në plazhe

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.