Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Analizë

Pakti i heshtur që po rehabiliton Erion Veliajn

Nga lufta për kontrollin e Tiranës, te kompromisi i interesave

by A G
5 days ago
in Analizë, Kryesore
Pakti i heshtur që po rehabiliton Erion Veliajn

Në shkurtin e vitit të kaluar, gjithçka dukej krejt ndryshe. Erion Veliaj u arrestua dhe përplasja mes tij dhe qeverisë Rama për kontrollin e Bashkisë së Tiranës u bë e hapur.

Për muaj me radhë, u krijua përshtypja se pushteti kishte vendosur ta shkëpuste përfundimisht Veliajn nga drejtimi i institucionit më të rëndësishëm vendor në vend.

Sot, një vit e gjysmë më vonë, panorama është përmbysur. I njëjti Veliaj që duhej të largohej nga Bashkia, shpallet nga avokati i tij si “kryetari legjitim” i Tiranës dhe kërkon të ushtrojë kompetencat nga paraburgimi.

Pas largimit të Anuela Ristanit, ai nuk ka deleguar kompetencat te një tjetër nënkryetar, por pritet të firmosë vetë dokumentet që i dërgohen në qeli. Kjo kthesë është shumë e madhe për t’u shpjeguar thjesht si një çështje teknike apo juridike.

Përplasja e vjeshtë-dimrit të kaluar nuk ngjante aspak me një betejë parimore për zbatimin e ligjit. Ishte më shumë një luftë e fortë për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e bashkë me të, për kontrollin mbi një prej nyjeve më të rëndësishme të pushtetit politik dhe financiar në Shqipëri.

Bashkia e Tiranës nuk është thjesht një institucion administrativ. Ajo menaxhon buxhete të mëdha, tenderë, kontrata, leje ndërtimi dhe projekte që prekin interesa të jashtëzakonshme ekonomike.

Për këtë arsye, beteja për drejtimin e saj ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një konflikt për një karrige. Në atë kohë, gjithçka u paraqit si çështje ligji. Por nëse bëhej fjalë vetëm për ligjin, pyetja është e pashmangshme: çfarë ka ndryshuar sot?

Si ka mundësi që një njeri që mbahet në paraburgim prej më shumë se një viti e gjysmë, tashmë konsiderohet kryetari legjitim i Bashkisë së Tiranës dhe kërkon të ushtrojë kompetencat e tij?

Këtu nis dyshimi për një rehabilitim gradual politik. Veliaj ka pasur gjatë kësaj periudhe media që e kanë sulmuar vazhdimisht, por njëkohësisht ka marrë edhe mbështetje të dukshme nga disa prej televizioneve më të mëdha në vend.

Është e vështirë të mos vëresh se pas këtyre qëndrimeve ekzistojnë interesa të fuqishme ekonomike që lidhen me kontrata, tenderë, projekte dhe vendimmarrje të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, muajt e fundit kanë sjellë një tjetër ndryshim të dukshëm. Aktiviteti i SPAK ndaj përfaqësuesve të shumicës duket më i zbutur, ndërsa disa masa sigurie janë lehtësuar.

Në këtë klimë, lobimi ndërkombëtar në favor të Veliajt ka rritur pritshmëritë për zbutjen e masës ndaj tij, përfshirë mundësinë e daljes nga paraburgimi dhe vazhdimit të procesit nën arrest shtëpie.

Por zhvillimi më domethënës është ai në Bashkinë e Tiranës. Veliaj i ka tërhequr Anuela Ristanit kompetencat dhe ajo më pas është larguar nga institucioni pas 11 vitesh. Pra, kryebashkiaku që qeveria kishte lënë jashtë drejtimit të bashkisë po e rimerr kontrollin nga qelia.

Mund të jetë thjesht zbatim i ligjit, referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por mund të jetë edhe sinjal i një ndryshimi politik. Sepse kjo ndodh në një moment kur ekuilibrat brenda PS-së janë më të brishtë.

Përplasjet në strukturat e Tiranës, ambiciet e Erion Braçes dhe dobësimi i kontrollit tradicional të Ramës mbi disa faktorë të partisë tregojnë se situata nuk është më ajo e vitit të kaluar.

Një Veliaj i izoluar ishte problem i menaxhueshëm. Një Veliaj që fillon të rikthehet në lojë, ruan ndikime brenda strukturave dhe ka mbështetje në qarqe të caktuara brenda e jashtë vendit, është një faktor tjetër.

Përballë pakënaqësisë qytetare dhe lëvizjeve të reja politike, Edi Rama nuk ka luksin të hapë një luftë të re me grupet e biznesit dhe interesat që lidhen me Veliajn. Në këtë situatë, kompromisi mund të jetë më i leverdishëm se konflikti.

Dhe nëse kompromisi është rruga e zgjedhur, humbësi është sërish qytetari i zakonshëm, të cilit Rama i është drejtuar me mijëra herë në fjalimet e tij në 8 vitet si drejtues i forcës më të madhe opozitare, dhe që gradualisht e ka harruar.

Pra ai që besoi se drejtësia e re do të vendoste rregull dhe se arrestimet nuk ishin pjesë e luftërave të brendshme të elitave. Nëse Veliaj po rehabilitohet politikisht, atëherë çështja nuk është vetëm kthimi i një kryebashkiaku.

Është rikthimi i një sistemi ku luftërat nisin në emër të parimeve, zhvillohen mbi interesa të mëdha dhe përfundojnë me kompromiset e të njëjtëve njerëz që dje dukeshin si armiq. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”
Kryesore

Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”

06/09/2026
Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…
Kryesore

Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…

06/09/2026
Next Post
“Mburoja e Akilit” Izrael-Greqi: pse pikërisht tani?

“Mburoja e Akilit” Izrael-Greqi: pse pikërisht tani?

Sot Mlladiç, nesër Netanyahu? 

Sot Mlladiç, nesër Netanyahu? 

Vdekja misterioze e një dëshmitareje të sikletshme mbi zullumet e Edi Ramës…

Vdekja misterioze e një dëshmitareje të sikletshme mbi zullumet e Edi Ramës...

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.