"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Për herë të parë që nga fillimi i luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, ministri rus i Financave Anton Siluanov mori pjesë personalisht në një takim të ministrave të Financave të G20-s. Evropa proteston.
SHBA- Për dy ditë me radhë, ministrat e Financave të vendeve të G20-s do të zhvillojnë bisedime në Asheville, në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, për gjendjen e ekonomisë botërore. Në takim ka udhëtuar personalisht edhe ministri rus i Financave, Anton Siluanov, me ftesë të Shteteve të Bashkuara, të cilat mbajnë aktualisht presidencën e G20-s. Kjo ka shkaktuar kritika.
Vendet evropiane të G20-s reaguan me zemërim dhe refuzuan të dilnin në një fotografi të përbashkët. Fotografia e ashtuquajtur familjare u realizua më pas pa ministrin rus të Financave. "Veprimi i përbashkët i evropianëve, për të cilin jam shumë mirënjohës, bëri që në fund kjo foto familjare të realizohej pa ministrin rus të Financave dhe pa delegacionin rus”, tha ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, në Asheville.
"Nuk duhej pritur si një mysafir i zakonshëm”
Fakti që, për herë të parë që nga fillimi i luftës së agresionit kundër Ukrainës, një ministër rus i Financave ishte sërish i pranishëm personalisht në takim, u vlerësua nga Klingbeil si një"përpjekje për normalizim” nga ana e SHBA-së, vendit mikpritës. Ai theksoi se nuk sheh asnjë arsye për një zbutje apo normalizim të marrëdhënieve me Rusinë në rrethanat aktuale. Sipas tij, duke pasur parasysh luftën brutale që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës, ai do të kishte pritur më shumë qartësi nga amerikanët si organizatorë të takimit. Ministri rus, tha Klingbeil,"nuk duhej pritur si një mysafir i zakonshëm.”
Megjithatë, edhe pse nuk pati një fotografi të përbashkët me Siluanovin, u zhvilluan takime të përbashkëta. Sipas ministrit gjerman të Financave Klingbeil, ai i shfrytëzoi ato për të përcjellë mesazhe të qarta, duke i përcjellë "drejtpërdrejt në sy ministrit rus, se qeveria ruse duhet t'i japë fund kësaj lufte”. Gjithashtu, ai kishte bërë të qartë se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën.
"Nganjëherë këto takime më duken tepër diplomatike dhe ndoshta fjalët e mia kanë habitur një ose dy persona në sallë”, tha ai. Njëkohësisht, Klingbeil theksoi se "Rusia është pjesë e G20-s dhe, në këtë kuptim, është mirë që ekziston mundësia e dialogut dhe që aty të thuhen fjalë të qarta.”
Shtëpia e Bardhë mbron ftesën për Rusinë
Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur ndërkohë ftesën e bërë ndaj Rusisë për samitin e G20-s në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP. Sipas zëdhënësit Kush Desai, administrata amerikane po punon me Moskën për një marrëveshje që do t'i japë fund"gjakderdhjes së pafund” në Ukrainë. "Presidenti dhe administrata nuk do të hezitojnë kurrë të bisedojnë me njerëzit me të cilët duhet të flasim për ta çuar përpara këtë proces”, tha Desai.
Takimet e ministrave të Financave shërbejnë si përgatitje për samitin kryesor të krerëve të shteteve dhe qeverive, i cili do të mbahet në dhjetor në Miami. Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë për herë të fundit në një takim të tillë ndërkombëtar në vitin 2019. Kjo mund të ndryshojë së shpejti. Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh që në prill në parim pozitivisht për një pjesëmarrje të mundshme të Putinit. "Nëse ai do të vinte, kjo me shumë gjasa do të ishte e dobishme", tha Trump. "Unë jam i mendimit se duhet të bisedohet me të gjithë."/DW
Aleksandar Vuçiç Ndërsa tymi nga zjarret në Serbi është shuar, debatet politike që kanë shkaktuar zja...
Ngjarja SHBA- Një grua goditi me thikë dy persona në Times Square, në New York City, të hënën, duke vrarë një ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se forcat amerikane do ta godasin “ashpër” Iranin , pasi Korpusi i Gardës R...
J.D. Vance SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance ka deklaruar se postimi i Presidentit Donald Trump në rrjetet sociale, ku shfaqej i...
MAL I ZI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, në poligonin e qitjes “Češka zbrojevka” në Danillovgrad të...
Pamje nga Shtëpia e Bardhë SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë dritën jeshile presidentit Dona...
Foto ilustruese POLONI- Prokurorët polakë kanë urdhëruar një hetim për shkakun e një zjarri në një f...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është kërcënuar me vdek...
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes SUEDI- Qeveria suedeze nënshkroi sot një kontratë prej 4.3 miliardë eurosh për blerj...
Foto ilustruese GJERMANI- Zyra Federale e Statistikave në Gjermani ka bërë me dije se inflacioni është rritur me 2.9% në gush...