"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Gazetari Elton Qyno ka mundur të sigurojë dëshminë e 47-vjeçarit të dhënë para policisë dhe gjykatës, por pretendimi i tij se po shkonte të hidhte automatikun në një përrua, nuk e ka shpëtuar Melison Nelën nga burgu.
DURRËS- 47-vjeçari Melison Nela, i cili u kap nga policia 3 ditë më parë teksa në makinë mbante një armë automatike “AK-47” me 84 fishekë, ka dhënë një version krejt të kundërt për ngjarjen e raportuar nga policia e Kavajës, se ai do vriste Florin Habilaj, Arbër Habilaj dhe Enolt Dragotin.
Gazetari Elton Qyno ka mundur të sigurojë dëshminë e 47-vjeçarit të dhënë para policisë dhe gjykatës, por pretendimi i tij se po shkonte të hidhte automatikun në një përrua, nuk e ka shpëtuar Melison Nelën nga burgu.
Ai tashmë akuzohet për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe ndaj tij ditën e sotme gjykatësi i Durrësit, Elvis Sulejmani, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Në rrëfimin që Nela ka dhënë në polici dhe gjykatë,ai ka shpjeguar se nuk ka pasur asnjëherë në plan të vriste dy vëllezërit, pasi ndaj tyre 1 ditë para se të arrestohej nga policia, ai kishte bërë kallëzim penal lidhur me situatën e dhunimit të nipit.
Nela, ka dhënë një version për të dalë nga situata e kapjes në flagrancë dhe qëllimi për të vrarë dy vëllezërit Habilaj, duke treguar se ishte ndaluar nga policia në një moment kur ai po shkonte të hidhte armën dhe 3 karikatoret në përroin e “Leshniqës” në Kavajë.
“...duke mos u njohur mirë ligjin, pata frikë për pasojat që mund të kisha dhe pa e menduar, u nisa për ta hedhur armën në përrua...”-ka deklaruar Melison Nela.
Më poshtë jepet i plotë rrëfimi i tij ku ai sqaron situatën pas kapjes nga ana e policisë së Kavajës.
Përgjigje: Dua të jap shpjegime në prezencë të avokatit tim, ku deklaroj se përsa i përket armës së gjetur sot më 28 Gusht 2026 në automjetin tim, tip “Golf 4” me targë AA093ID, rreth orës 18:30, isha duke lëvizur në rrugën “Josif Buda” për në drejtim të përroit të “Leshniqes”, Kavajë, ku do të hidhja armën tip “Kallashnikov”, me 3 krëhëra, me fishekë pasi e kisha në shtëpi qysh prej vitit 1997.Këtë armë nuk doja ta mbaja më në ambjentet e baneses sime. Deklaroj se unë banoj i vetëm në banesë, pasi jam i divorcuar dhe familjarët jetojnë në Itali dhe kisha frikë se mos futej ndonjë person në banesë dhe e merrte armën e mësipërme.
Pyetje: Përse nuk lajmëruat shërbimet e policisë për të dorëzuar armën, me të cilën jeni kapur ditën e sotme në flagrancë?
Përgjigje: Duke mos u njohur mirë ligjin pata frikë për pasojat që mund të kisha dhe pa e menduar, u nisa për ta dërguar në përrua.
Pyetje: A keni patur konflikt me dikë gjatë kësaj kohe?
Përgjigje: Deklaroj se kam bërë një kallëzim ditën e djeshme pasi nipi im, ka patur një konflikt me disa shtetas për të cilën unë nuk kam lidhje.
Pyetje: Keni patur qëllim që të përdornit armën në lidhje me konfliktin që ka patur në datë 27 Gusht 2026, nipi juaj Gentian Nela me shtetasit Florin Habilaj, Arbër Habilaj dhe Enolt Dragoti?
Përgjigje: Absolutisht që jo. Madje ky ishte dhe një nga shkaqet që ta zhdukja si armë nga banesa ime. Nese do kisha qëllime të tilla do ta përdorja ditën e djeshme dhe jo të vija të bëja kallëzim në polici për konfliktin që kishte nipi.
Pyetje: Ku dhe kur e keni gjetur armën dhe municionin e mësipërm?
Përgjigje: Siç deklarova dhe më lart e kam patur në banesën time qysh prej vitit 1997.
Pyetje: Keni gjë tjetër për të deklaruar?
Përgjigje: Ndihem i penduar se nuk duhet ta kisha marrë armën aty./Syri.net
Banoret ne proteste VAU I DEJËS- Banorët e Vaut të Dejës kanë dalë në protestë, duke kërkuar përmirë...
Foto Ilustruese TIRANË- Anulimi i ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura është një ndër kërkesat më këmbëng...
Pamjet GOLEM- Pamjet nga dhuna barbare ndaj kamarierit 18-vjeçar Genti Nela në Golem janë publikuar ditën e sotme. Si&ccedi...
Foto Ilustruese TIRANË- Kryepolici Skënder Hita ka ndërmarrë disa ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së ...
Spitali i Pogradecit POGRADEC- Tre mjekë në maternitetin e Pogradecit janë proceduar penalisht në lidhje me vdekjen e 36-vje&ccedi...
Zjarret TIRANË- 27 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, ndërsa 4 prej tyre vijoj...
KOSOVË- Më 4 tetor skadojnë licencat e dy termocentraleve që prodhojnë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike n&...
TIRANË- Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të...
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
pamje nga protesta DIVJAKË- Qytetarët në Divjakë u mblodhën këtë të hënë për të 32-tën na...