LIVE UPDATES
Aktualitet

Dy viktima pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike në Vaun e Dejës, QKUM: Ambulanca u nis nga spitali i Shkodrës

Rasti i parë është raportuar si urgjencë për goditje elektrike, ku në vendngjarje ndodhej një infermiere e zonës, e cila kishte nisur menjëherë manovrat e reanimimit kardiopulmonar, pa mundur të rikthente qarkullimin spontan.

1 Shtator 2026, 19:23 Nga E. D
Dy viktima pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike në
foto ilustruese

VAU I DEJËS- Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 29 gusht 2026 në Vaun e Dejës. Me anë të një reagimi zyrtar, thuhet se janë regjistruar dy raste të veçanta, të dyja si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, të ndodhura në momente të ndryshme.

Rasti i parë është raportuar si urgjencë për goditje elektrike, ku në vendngjarje ndodhej një infermiere e zonës, e cila kishte nisur menjëherë manovrat e reanimimit kardiopulmonar, pa mundur të rikthente qarkullimin spontan.

Sipas të dhënave të regjistruara në sistemin e urgjencës, thirrja është marrë në orën 18:03. Në atë moment, ambulanca e Vaut të Dejës ndodhej jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Për këtë arsye, drejt vendngjarjes është nisur ambulanca nga Spitali i Shkodrës, e cila ka mbërritur në orën 19:44.

Ndërsa rasti i dytë i përkiste elektricistit, i cili, disa minuta më vonë, kishte shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë në problemin elektrik. Gjatë ndërhyrjes, edhe ai u godit nga rryma elektrike dhe humbi jetën. Për këtë rast, kërkesa për ndihmë mjekësore është regjistruar në orën 18:53. Në vlerësimin fillestar, personi rezultonte pa shenja jete.

Në këtë moment, ambulanca e dytë nga Shkodra është nisur drejt vendngjarjes dhe ka mbërritur në orën 19:54. Rasti është konstatuar dhe referuar si Kod i Zi në vendngjarje. Goditja elektrike përbën një urgjencë mjekësore me rrezik shumë të lartë për jetën dhe, në rastet e rënda, mund të shkaktojë arrest kardiak dhe vdekje të menjëhershme.

NJOFTIM PËR MEDIA:

Në lidhje me ngjarjen tragjike të datës 29 gusht 2026 në Vaun e Dejës, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), në funksion të transparencës dhe informimit të saktë të publikut, sqaron dinamikën e ndërhyrjes së shërbimit të urgjencës mjekësore. Në këtë ngjarje janë regjistruar dy raste të veçanta, të dyja si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, të ndodhura në momente të ndryshme. Rasti i parë është raportuar si urgjencë për goditje elektrike. Në vendngjarje ndodhej një infermiere e zonës, e cila kishte nisur menjëherë manovrat e reanimimit kardiopulmonar, pa mundur të rikthente qarkullimin spontan.

Sipas të dhënave të regjistruara në sistemin e urgjencës, thirrja është marrë në orën 18:03. Në atë moment, ambulanca e Vaut të Dejës ndodhej jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Për këtë arsye, drejt vendngjarjes është nisur ambulanca nga Spitali i Shkodrës, e cila ka mbërritur në orën 19:44. Manovrat e reanimimit janë vijuar edhe gjatë transportit drejt Spitalit të Shkodrës. Pavarësisht përpjekjeve të personelit shëndetësor, nuk u arrit rikthimi i qarkullimit spontan dhe pacienti humbi jetën.

Rasti i dytë i përkiste elektricistit, i cili, disa minuta më vonë, kishte shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë në problemin elektrik. Gjatë ndërhyrjes, edhe ai u godit nga rryma elektrike dhe humbi jetën. Për këtë rast, kërkesa për ndihmë mjekësore është regjistruar në orën 18:53. Në vlerësimin fillestar, personi rezultonte pa shenja jete. Në këtë moment, ambulanca e dytë nga Shkodra është nisur drejt vendngjarjes dhe ka mbërritur në orën 19:54. Rasti është konstatuar dhe referuar si Kod i Zi në vendngjarje.

Goditja elektrike përbën një urgjencë mjekësore me rrezik shumë të lartë për jetën dhe, në rastet e rënda, mund të shkaktojë arrest kardiak dhe vdekje të menjëhershme. Mbi çdo sqarim institucional, kjo mbetet para së gjithash një ngjarje tragjike, e cila solli humbjen e dy jetëve njerëzore.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shpreh keqardhjen e thellë për këtë humbje dhe u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të dy viktimave. Në këto momente të vështira, QKUM bashkohet me dhimbjen e familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur. QENDRA KOMBËTARE E URGJENCËS MJEKËSORE./Dosja.al

qendra kombëtare e urgjencës mjekësore

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!