LIVE UPDATES
Aktualitet

Reagimi nga arratia Arbër Habilaj: Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain! Babai i tij OPGJ në polici, manipuloi ngjarjen

Gjatë një bashkëbisedimi përmes telefonit me gazetarin Elton Qyno, Habilaj ka treguar se ngjarja është manipuluar nga policia e Kavajës dhe për këtë është kujdesur vetë oficeri Alban Nela, i cili rezulton të jetë babai i kamarierit, Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap nga policia me një armë automatike tip “AK-47” me 84 plumba.

1 Shtator 2026, 17:12 Nga Elton Qyno
Reagimi nga arratia Arbër Habilaj: Kamarieri goditi i pari me gotë
Pamje nga incidenti

KAVAJË- Pesë ditë nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në ambjentet e hotelit “Flar” në Kavajë, ka thyer heshtjen, Arbër Habilaj, njëri nga pronarët e shpallur në kërkim nga policia e Kavajës.

Gjatë një bashkëbisedimi përmes telefonit me gazetarin Elton Qyno, Habilaj ka treguar se ngjarja është manipuluar nga policia e Kavajës dhe për këtë është kujdesur vetë oficeri Alban Nela, i cili rezulton të jetë babai i kamarierit, Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap nga policia me një armë automatike tip “AK-47” me 84 plumba.

Arbër Habilaj aktualisht është në kërkim por ai ka shpjeguar se ngjarja nuk është ashtu siç është paraqitur në media dhe vetë Policia e Kavajës. Sipas Habilaj, hoteli i tij “Flar” që ndodhet në bregdetin e Kavajës, është hapur 1 muaj me vonesë, pikërisht në 10 Gusht 2026. 

“...ndërsa plani ynë ishte që biznesi të hapej në 10 korrik. Prej fillimit të korrikut kemi marrë në punë disa persona, duke krijuar organikën e stafit. Mes personave të punësuar ka qënë dhe Genti Nela, djali i oficerit të policisë pranë Komisariatit të Kavajës, Alban Nela...”-ka treguar Arbër Habilaj.

Më tej ky i fundit ka sqaruar se: “...unë doja ta largoja nga puna, se nuk po e bënte mire punën, rinte gjithë kohën me telefon dhe nuk shërbente në kohë...”, duke shtuar se Genti Nela kishte ardhur në hotel përpara hapjes së tij zyrtare dhe se ishte paguar edhe përpara se të fillonte punë zyrtarisht hoteli.

Arbër Habilaj, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Qyno ka këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë konflikt për çështjen e pagesës, por shkak është bërë goditja me gotën e qelqit që kamarieri Genti Nela, ka qëlluar vëllain e tij, Florian Habilaj, duke i shkaktuar 8 të çara në kokë. Habilaj, pranon se ka goditur më parë Genti Nelën, pasi e gjitha kjo ka ndodhur, kur ka parë të vëllanë të gjakosur në fytyrë.

Ai këmbëngul se konflikti nuk ka nisur për shkak të një page të papaguar. “...Nuk kisha çfarë të bëja, veprova në gjaknxehtësi e sipër, kur pashë ashtu vëllain të gjakosur në fytyrë...”-ka pohuar Habilaj. Sipas versionit të tij, më 27 gusht i është komunikuar Gentit Nelës se duhej të largohej nga puna dhe t'i merrte paratë që i takonin. Habilaj pretendon se i ka thënë të shkonte te burri i motrës së tij, i cili, sipas tij, merrej me pagesat e hotelit.

Por, sipas Habilajt, 18-vjeçari ka kërkuar të qëndronte edhe dy ditë të tjera.

“...donte të rrinte. I thashë ik, merr te burri i motrës time ditët që ke punuar dhe të çoj në shtëpi. Se e çoja unë çdo natë në Kavajë me furgon, i paguaja dhe furgonin këtij, Gentit. “...Do rri dhe dy ditë...”-tha. Po të ishte punë rroge kjo nuk do kishte ndodhur se Genti Nela duhet të merte rrogën në 11 shtator, fiks 1 muaj pasi u hap hoteli. Por nuk ka qënë punë rroge, por e gjitha ndodhi pasi Genti Nela, qëlloi në kokë me gotën e qelqit, vëllain tim duke i shkatuar dëmtime të rënda...-ka treguar Arbër Habilaj.

Më tej ky i fundit thotë se e gjithë ngjarja është manipuluar në mënyrë të qartë nga oficeri i policisë gjyqësore Alban Nela, i cili është babai i Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap një ditë më pas me armë automatike në makinë.

“...Alban Nela, oficeri i policisë, ka manipuluar gjithçka. Edhe kapjen e vëllait të tij me automatik e ka organizuar ai duke e mësuar më pas të vëllain se çfarë qëndrimi të mbajë në polici lidhur me prezencën e armës automatike që ju kap në makinë. Po ç’janë këto pretendime që thotë vëllai se: “...armën do e hidhte në përrua...”. Po pse do e hidhte në përrua, kur mund tia jepte të vëllait, që e kishte oficer policie. Melison Nela, është një person ordiner, që ka dhunuar dhe më pas divorcuar gruan e tij, të cilën dhe e ka kërcënuar se do e vrasi....”-ka treguar Arbër Habilaj./Syri.net

kavaje arber habilaj

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!