"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Ilir Daja ka zgjedhur shpesh të mos ndalet në flash-zone pas ndeshjeve. Jo një herë, jo dy herë, por në mënyrë të përsëritur. Dhe rasti i sotëm, pas fitores ndaj Skënderbeut, është vetëm një tjetër episod i kësaj historie.

TIRANE - Ilir Daja është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit shqiptar. Një karrierë e gjatë, tituj, eksperiencë europiane dhe një emër që prej vitesh ka peshë në futbollin shqiptar.
Pikërisht për këtë arsye, çdo fjalë e tij ka rëndësi dhe çdo analizë e tij pas një ndeshjeje ka interes për publikun. Por prej kohësh ekziston edhe një tjetër histori, ajo e marrëdhënies së tij me median.
Ilir Daja ka zgjedhur shpesh të mos ndalet në flash-zone pas ndeshjeve. Jo një herë, jo dy herë, por në mënyrë të përsëritur. Dhe rasti i sotëm, pas fitores ndaj Skënderbeut, është vetëm një tjetër episod i kësaj historie.
Dikush mund të thotë se trajneri ka të drejtë të mos flasë. Dhe po, në rrethana të caktuara, kjo është e drejtë. Një trajner mund të mos jetë dakord me një pyetje, mund të jetë i irrituar, i lodhur, mund të mos dëshirojë të komentojë një çështje të caktuar apo thjesht mund të preferojë të mos japë intervistë.
Por këtu qëndron dallimi, intervista pas ndeshjes nuk është një intervistë që trajneri e pranon apo e refuzon sipas dëshirës. Ajo është pjesë e detyrimeve që rrjedhin nga aktiviteti sportiv dhe nga marrëdhënia televizive që e bën të mundur transmetimin e atij aktiviteti.
Dhe kur një trajner refuzon në mënyrë të përsëritur të përmbushë këtë detyrim, madje duke i shkaktuar edhe gjobë klubit që përfaqëson, atëherë çështja nuk mund të trajtohet më thjesht si një zgjedhje personale.
Sepse heshtja është zgjedhje personale vetëm për sa kohë nuk cenon një detyrim profesional. Ilir Daja nuk ka asnjë detyrim të japë një intervistë të gjatë. Nuk ka detyrim të jetë i kënaqur me pyetjet. Nuk ka detyrim të bëjë deklarata spektakolare. Dhe sigurisht që nuk ka detyrim të pajtohet me atë që shkruhet apo transmetohet më pas.
Por kur rregullat e garës dhe marrëdhënia me transmetuesin kërkojnë një prononcim pas ndeshjes, atëherë nuk bëhet më fjalë për dëshirën e trajnerit për të komunikuar. Bëhet fjalë për përmbushjen e një detyrimi. Dhe pikërisht këtu eksperienca dhe suksesi nuk mund të shndërrohen në privilegj.
Madje, sa më i madh të jetë emri, aq më e madhe është përgjegjësia. Daja është trajner i një klubi që luan në një kampionat të transmetuar për publikun. Publiku paguan, ndjek, interesohet, diskuton dhe kërkon të dëgjojë protagonistët e ndeshjes.
Media është ura mes këtij publiku dhe njerëzve që prodhojnë spektaklin sportiv. Prandaj nuk është çështje personale mes gazetarit dhe trajnerit. Nuk është as çështje e një gazetari që “do patjetër të marrë një intervistë”. Është çështje e respektimit të një formati profesional ku secili ka detyrimet e veta.
B.T (Dosja.al)
Bradley Barcola do të largohet nga PSG para se të mbyllet afati kalimtar FRANCE - Koha po mbaron për klubet franceze që ende kërko...
SHBA - Ka kaluar më shumë se një muaj që kur Gianni Infantino e përfshiu botën e futbollit në trazira duke njoftuar pl...
ITALI - Një performancë e jashtëzakonshme e Romës në Via del Mare në Lecce, ku lojtarët e Gasperinit fituan 4-0. Goli i par...
ANGLI - Arsenal regjistroi fitoren e dytë radhazi në Premier League dhe i bashkohet Manchester City, Hull City dhe Chelsea në krye të klas...
SPANJE - Barcelona iu përgjigj dy skuadrave madrilene Real dhe Atletico Madrid. Në Camp Nou skuadra katalanase mposhti Rayo Vallecanon e Ivan Balliu...
TURQI - Trabzonspor po përballet në transfertë me Amedspor në javën e tretë të Superligës turke dhe Ernest Muçi...
SHKODER - Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka reaguar pas publikimit të videos, ku shfaqet duke goditur me grusht gjyqtarin anësor Ergys ...
ELBASAN - Dinamo ka marrë një fitore dramatike ndaj Skënderbeu në javën e dytë të Kategorisë Superiore në “...
VORE - Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e dytë të kampionatit, duke mposhtur Vorën me rez...
ARGJENTINE - Lionel Messi ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Argjentinës. Pas më shumë se dy dekadas...