
Nga Kim Mehmeti
Shqiptarët që pretendojnë se Serbia – e cila ka shkatërruar qindra faltore myslimane – po financon ndërtimin e xhamive në Kosovë, po përpiqen të mbulojnë projektin e vërtet antishqiptar serb: që shumica myslimane shqiptare t’u nënshtrohet elitave të pakicës së krishterë.
Jo vetëm Serbia, por gjithë armiqtë e shqiptarëve e dinë se përçarja fetare mund të krijojë frustrim dhe pakënaqësi te shumica e shqiptarëve, deri në atë pikë sa një ditë ta shtrojnë pyetjen: pse duhet t’i durojmë ata që na urrejnë dhe nuk na duan neve shqiptarëve musliman?
Prandaj, kujdes: të mos lejojmë që të na përçajnë mbi baza fetare.
Sepse pikërisht përmes kësaj përçarjeje, armiqtë tanë mund të arrijnë, pa harxhuar asnjë plumb, atë që e kanë ëndërruar prej shekujsh: zhdukjen e shqiptarëve si popull. (Kim Mehmeti)



