ZVAP Shkodër nis përgatitjet për vitin e ri shkollor 2026–2027…

Shpërndaje

Në kuadër të përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027, është zhvilluar një takim pune me specialistët e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) Shkodër.

Takimi kishte në fokus koordinimin e punës dhe përcaktimin e prioriteteve për periudhën në vijim, si dhe ndarjen e përgjegjësive mes specialistëve.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për monitorimin e institucioneve arsimore, garantimin e saktësisë së të dhënave dhe dokumentacionit, si dhe identifikimin dhe trajtimin në kohë të problematikave që mund të shfaqen gjatë përgatitjeve për vitin e ri shkollor.

ZVAP Shkodër synon që përmes koordinimit të punës dhe bashkëpunimit mes strukturave përgjegjëse, viti shkollor 2026–2027 të nisë në mënyrë sa më të organizuar dhe të sigurojë një proces arsimor sa më cilësor.

Shpërndaje