
Është arrestuar në Britaninë e Madhe Korado Gështenja, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për lidhjen e dyshuar me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Sipas të dhënave, arrestimi është kryer nga autoritetet britanike me qëllim nisjen e procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Gështenja dyshohet nga SPAK si i përfshirë në ngjarjen kriminale që lidhet me Jan Prengën.
Në Britani, ai dyshohet se ka përdorur mbiemrin Kështenja, si dhe identitetin e rremë “James Martin”.

