Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Beqir SINA – New York

Shefi i CIA-s, John Ratcliffe, ka bërë këtë javë një vizitë të shkurtër dhe të paparë në Moskë. Udhëtimi, që duhej të mbetej i fshehtë, u zbulua pasi avioni ushtarak amerikan u ndoq nga sistemet e fluturimeve. CBS News e raportoi e para.

Shtetet e Bashkuara thonë se i kërkuan Ukrainës të pezullonte sulmet ndaj Moskës, dhe qyteteve të tjera ruse gjatë qëndrimit të Ratcliffe. 

Kievi pranoi kërkesën për disa ditë, ndërsa,Kremlini konfirmoi takimin. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Ratcliffe, u takua me homologët rusë të shërbimeve sekrete, por jo me presidentin Vladimir Putin. “Putin u informua më pas”, tha ai.

Presidenti Donald Trump, e quajti vizitën “gjysmë-rutinë” dhe tha se Washingtoni po punon për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Vizita zgjati rreth tetë orë. 

Ajo u bë e dukshme në mënyrë të pazakontë ngaqë avioni C-17 u pa publikisht dhe u shfaqën imazhe të kolonës diplomatike. Drejtorët e CIA-s zakonisht udhëtojnë në fshehtësi. 

Sponsorizuar

Analistët vlerësojnë se dukshmëria vetë mund të jetë pjesë e mesazhit.

Sipas burimeve amerikane, Ratcliffe i dha shefit të FSB-së, Aleksandr Bortnikov, një vlerësim të zymtë të luftës dhe gjendjes ekonomike të Rusisë. Ai e nxiti Moskën të kërkojë një marrëveshje para se situata të përkeqësohet. 

Paralajmëroi gjithashtu kundër provokimeve ndaj NATO-s, veçanërisht vendeve baltike, dhe kërkoi që Rusia të zvogëlojë mbështetjen ushtarake e ekonomike për Iranin.

Kjo është vizita e parë e njohur e një drejtori të CIA-s në Moskë, që nga ajo e William Burns në nëntor 2021, kur ai e kishte paralajmëruar Putinin të mos pushtonte Ukrainën.

Kanali i inteligjencës mes Uashingtonit dhe Moskës ka shërbyer historikisht për çështje të ndjeshme. Kjo vizitë e shkurtër dhe e dukshme tregon se ky kanal mbetet i hapur, edhe kur marrëdhëniet janë në krizë të thellë. 

Nuk dihet ende nëse Moska do ta marrë në konsideratë mesazhin, amerikan, dhe çfarë éshtë thënë me shumë sesa i është bërë e njohur gazetarve.

Nga arkivi

  • Del manuali i parë, si të bëjmë seks "Hallall"
  • EMRI & FOTO/ Ja kush është shqiptari që u egzekutua në pragun e shtëpisë në Itali
  • VIDEO/ Itali, egzekutohet shqiptari në derën e shtëpisë, flasin dëshmitarët
  • FOTO & EMRI/ Kreu grabitjen e dytë më të bujshme në histori, tropojani kërkon të vuajë dënimin në burgjet shqiptare
  • Itali, çmendet shqiptari, i sulet gruas nga pas nëpër rrugë, me 6 thika në dorë
  • EMRI & FOTO GALERI/ Itali, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar, lëvizte me dokumente false

Po ndodh

SPECIALE/ TOMA-t nga Turqia në Shqipëri, pse uji me presion nuk është “mjet paqësor”: Çfarë thotë vendimi i Strasburgut

Berisha paraqitet në SPAK, shpjegime për akuzën ndaj Irena Gjokës

12/11/2026
55 nga 60 familjet u hoqën nga ndihma ekonomike pas zgjedhjeve, dyshimet për skemën që favorizoi Sara Milen

55 nga 60 familjet u hoqën nga ndihma ekonomike pas zgjedhjeve, dyshimet për skemën që favorizoi Sara Milen

11/11/2026
Vdekja e papritur e ambasadorit rus në Uashington, por sa është mosha mesatare e burrave në Rusi

Vdekja e papritur e ambasadorit rus në Uashington, por sa është mosha mesatare e burrave në Rusi

11/11/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj kërkon Ballës komision hetimor parlamentar ndaj Ramës

11/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPECIALE/ TOMA-t nga Turqia në Shqipëri, pse uji me presion nuk është “mjet paqësor”: Çfarë thotë vendimi i Strasburgut

Berisha paraqitet në SPAK, shpjegime për akuzën ndaj Irena Gjokës

12/11/2026
55 nga 60 familjet u hoqën nga ndihma ekonomike pas zgjedhjeve, dyshimet për skemën që favorizoi Sara Milen

55 nga 60 familjet u hoqën nga ndihma ekonomike pas zgjedhjeve, dyshimet për skemën që favorizoi Sara Milen

11/11/2026
Vdekja e papritur e ambasadorit rus në Uashington, por sa është mosha mesatare e burrave në Rusi

Vdekja e papritur e ambasadorit rus në Uashington, por sa është mosha mesatare e burrave në Rusi

11/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.965 artikuj gjithsej