
Një krim i rëndë në familje tronditi mesditën e kësaj të enjteje qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, rreth 55 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen “Mark Lula”, ku viktima humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë ndërhynë dhe arrestuan autorin e dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit.






