Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Komisioni i Prokurimit Publik rrëzoi ankesën e fundit të një operatori ekonomik dhe lejoi AKSHI-n të vijojë tenderin me fond limit 207.7 milionë lekë pa TVSH apo mbi 2.1 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të Thesarit dhe blerjen e licencave Oracle për Ministrinë e Financave.
Vendimi nr. 1066/2026, i marrë më 27 gusht, mbyll një fazë të gjatë ankimesh dhe ndryshimesh të dokumenteve të tenderit, e nisur që në tetor të vitit të kaluar. Procedura ishte publikuar më 22 tetor 2025, ndërsa “Data Log” paraqiti ankesën e parë në fund të atij muaji, duke kërkuar ndryshimin e dokumenteve të tenderit.
Në shkurt 2026, KPP e pranoi pjesërisht ankesën dhe urdhëroi AKSHI-n të ndryshonte dokumentet e tenderit. Por pas publikimit të ndryshimeve në mars, Komisioni konstatoi se vendimi nuk ishte reflektuar plotësisht dhe më 30 mars bllokoi vijimin e procedurës.
Mosmarrëveshja vazhdoi edhe gjatë pranverës. Më 11 maj 2026 KPP vendosi për herë të dytë të mos lejonte vijimin e tenderit, duke kërkuar sërish modifikimin e dokumenteve. Katër ditë më vonë, pas një ankese tjetër të “Data Log”, Komisioni e pranoi atë pjesërisht dhe kërkoi ndryshime të tjera në termat e referencës.
AKSHI publikoi më 18 qershor një shtojcë të dytë me ndryshimet dhe sqarimet e kërkuara. Gjashtë ditë më vonë, “Data Log” paraqiti një tjetër ankesë, duke kundërshtuar disa kritere dhe specifikime teknike të procedurës.
Në korrik, Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pranë AKSHI-t pranoi një pjesë të pretendimeve. Mes tyre ishin korrigjimi i një reference të gabuar ndaj një vendimi të KPP-së, heqja e kriterit për CSP dhe Oficerin e Sigurimit Industrial, si dhe disa kërkesa për sqarime teknike. Për këto pika, KPP e mbylli shqyrtimin pasi ato ishin pranuar nga autoriteti kontraktor.
Për pretendimet e mbetura, KPP arriti në përfundimin se AKSHI kishte reflektuar vendimet e mëparshme dhe kishte dhënë sqarimet e nevojshme në termat e referencës. Komisioni konstatoi se shtojca e publikuar më 18 qershor përmbante përcaktimet e vendimeve të mëparshme dhe se paqartësitë e ngritura nga ankimuesi ishin adresuar.
Në vendimin përfundimtar të 27 gushtit, KPP vendosi të mos pranojë ankesën e “Data Log” dhe të lejojë AKSHI-n të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedurës./Monitor.al
Anulimi i ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura është një ndër kërkesat më këmbëngulëse të protestë...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 79 lekë, në shitje me 80 lekë. Euro do të blihet me 92 lek...
Shqipëria kishte në vitin 2025 peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me ekonominë në ...
Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara...
CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete”...
Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktimin e flotës nga 1 Shtatori, për shkak të kostove të larta të op...
Pjesa më e madhe e territorit sot do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.Sipas parashikimit t&...
Një parakalim i rrezikshëm në një segment rrugor me fushëpamje të kufizuar ka rrezikuar të kthehet në një aksident....
Banorët e Divjakës kanë zbritur sërish në shesh, duke shënuar ditën e 32-të të protestës kundër projektit...
Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland Toshi humbi jet&eu...