Skip to content
7 September, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“KF Vllaznia nuk kërkon privilegje dhe nuk kërkon favorizim”, klubi kuqeblu reagon pas ndeshjes në Elbasan

ShkodraWeb 29 August, 2026
kf vllaznia komunikate

Klubi i Futbollit Vllaznia, pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani – KF Vllaznia, zhvilluar sot në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfunduar me rezultatin 1–1, e konsideron të domosdoshme të bëjë publik shqetësimin e tij për disa episode dhe rrethana që ndikuan negativisht në klimën sportive dhe mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.

Së pari, pavarësisht se ndeshja, në zbatim të vendimit të organeve disiplinore, duhej të zhvillohej pa praninë e spektatorëve, në tribunën VIP ishin të pranishëm persona të cilët, gjatë gjithë ndeshjes, fyen dhe provokuan vazhdimisht lojtarët dhe përfaqësuesit e KF Vllaznia.

Përballë kësaj situate, Klubi ynë konstatoi mungesën e reagimit të nevojshëm nga personat përgjegjës për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes. Një situatë e tillë është e papranueshme, veçanërisht në një takim që, sipas vendimit disiplinor, duhej të zhvillohej pa publik.

Së dyti, po aq shqetësues për KF Vllaznia është edhe standardi i arbitrimit të ndeshjes. Në mënyrë të veçantë kërkojmë që të analizohet me seriozitet episodi i minutës së 34-t, kur, në momentin që Vllaznia kryesonte 1–0, lojtari i Elbasanit Abas kreu një ndërhyrje jashtëzakonisht të rëndë ndaj futbollistit tonë Mehmetaj.

Sipas vlerësimit të Klubit, ndërhyrja rrezikoi seriozisht shëndetin dhe karrierën e lojtarit tonë dhe, minimalisht, meritonte një shqyrtim të plotë përmes sistemit VAR. Mungesa e një reagimi proporcional ndaj një episodi të tillë ndikoi drejtpërdrejt në tensionin e krijuar në fushën e lojës dhe cenoi besimin e lojtarëve dhe stafit tonë ndaj standardit të arbitrimit.

Në këtë kontekst, edhe dy golat e anuluar të KF Vllaznia në minutat shtesë, përkatësisht në 90+2 dhe 90+6, e bëjnë edhe më të domosdoshme që të gjitha episodet vendimtare të kësaj ndeshjeje të shqyrtohen me profesionalizëm dhe transparencë të plotë nga strukturat përgjegjëse të arbitrimit.

KF Vllaznia nuk kërkon privilegje dhe nuk kërkon favorizim.

Kërkojmë vetëm atë që duhet t’i garantohet çdo klubi dhe çdo skuadre që hyn në fushën e lojës: gjykim të drejtë, standard të njëjtë për të gjithë, respektim rigoroz të rregullave dhe kushte që mbrojnë integritetin e garës.

Ne besojmë se episode të tilla, nëse nuk analizohen dhe adresohen me përgjegjësi nga institucionet përkatëse, dëmtojnë besimin te gara, cenojnë frymën e fair-play-t dhe krijojnë tensione që nuk i shërbejnë futbollit shqiptar.

KF Vllaznia do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri investimin, punën dhe interesat e Klubit, duke kërkuar me forcë respektimin e të drejtave tona vetëm në rrugë institucionale.

Në të njëjtën kohë, Klubi distancohet qartësisht nga çdo formë dhune, fyerjeje apo reagimi që bie ndesh me vlerat e sportit dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të futbollit të kontribuojnë për një garë të drejtë, të respektueshme dhe të denjë.

Post navigation

Previous: E TRISHTË – Ndërron jetë edhe elektricisti 46- vjeçar që ra në kontakt me rrymën në Karmë të Vau Dejësit
Next: VIDEO – Shkodrani Nelson Hysa i papërmbajtshëm në ring, mund rivalin norvegjez me nokaut brutal…

TË FUNDIT

albert vata kembet e nene terezes 2-26

Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit

ShkodraWeb 6 September, 2026
afd lider germany 2026

Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave!

ShkodraWeb 6 September, 2026
benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026

TË FUNDIT

  • Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit 6 September, 2026
  • Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave! 6 September, 2026
  • NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?! 6 September, 2026
  • “Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër 6 September, 2026
  • Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para… 6 September, 2026
  • E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin… 6 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • VIDEO – Vllaznia mundet në “Loro Boriçi” nga Partizani, kuqeblutë barazuan 2 herë avantazhin e miqve 5 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në Lëpushë të Malësisë së Madhe 40- vjeçari, ra në humnerë duke pësuar dëmtime… 5 September, 2026
  • “Ulu në gjunjë e kërko falje”, sherri me Eduard Kuçin, policia arreston këngëtarin Joz Marku, ish- banor i BBVip 5 September, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

albert vata kembet e nene terezes 2-26

Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit

ShkodraWeb 6 September, 2026
afd lider germany 2026

Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave!

ShkodraWeb 6 September, 2026
benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.