Skip to content
7 September, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA NAMIK MEHMETI – Kalvari për të blerë një gazetë në Shkodër…

ShkodraWeb 29 August, 2026
namik mehmeti gazetat shkoder 2026

Para një jave isha në Shkodër, në qytetin tim të lindjes që nuk e ndërroj me Botën. Kishte kalue plot një vit që kisha kalue në pedonalet plot zhurmë, në Shirokë e Velipojë ku qendrova tri javë por këtë vit qendrova disa orë, se ashtu ishte programuar qendrimi. Zbritëm te Turizmi në mes një panorame jo ashtu siç e kisha në kujtesë vite më parë, një kantier ndërtimi dhe me të thënë të vërtetën, edhe kafja nuk e kishte shijen e atyre viteve të fundit.

Nejse, u ndava nga familjarët për pak çaste. Dojshe të bleja një “Panorama Sport”. U drejtova tek një kioskë që ka qenë e mbështur në murin rrethues të Turizmit në trotuar. I kishte ra plani, u drejtova nga “Colosseu” tek kioskat e dy shitësve veteranë të shtypitv shqiptar- Ariani e por edhe ato ishin asgjësuar.

Mu afrue një shok i hershëm dhe pasi u përshendetëm dhe i thashë se dua të blej një gazetë të ditës ai si me humor më tha:

-Kujton se je në Firenze ku çdo piacë ka edicola- n e vet, këtu lum miku nëse ke kambë të forta, drejtoju “Rusit” te Shkolla Muzikës, asht aty Besa besoj se e kujton, ose shko në Parrucë tek Zikzaku asht një banak në formë etazhieri. Më duket se edhe tek “Isa Buletini” mund të gjesh një qoshe dyqani nëse nuk e ka e mbyllun.

Mos e zgjat më shumë, i thashë se jam duke u nisur për në Tiranë e po blej gazetën ne rrethrrotullimin e Lezhës se atje asht një kioskë që i ka qendruar viteve, se me këtë vapë po me bie mbi kokë dallmaja.

E thashë me vete, Shkodra që ka patur një trashëgimi të vyer në botimin e gazetave, që me kafen e mëngjesit sidomos në vendosjen e demokracisë shfletësonte një gazetë politike, letrare apo sportive, aq ma tepër këto sportivet i gjeje në tryezat e bar- bufeve.

Shkurt u nisme për në Tiranë dhe ndaluam tek kioska në Lezhë dhe mora dy “Panorama”- t. Diçka më zuri syni tek hyrja e Turizmit aty ku është prishur kioska e të ndjerit Bujarit, po ndërtohej një kioskë nga Bashkia për turizmin por besoj se do të sherbejë edhe për shitjen e shtypit dhe të revistave. /Nga Namik MEHMETI, dërguar për publikim në ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: Uljan Shpataraku mbetet në “arrest me burg”, u prangos duke shoqëruar të shumëkërkuarin Ergys Agasi…
Next: Arrestohen 2 persona në Fushë Arrëz, dyshohen autorë të kultivimit të 355 bimëve narkotike…

TË FUNDIT

albert vata kembet e nene terezes 2-26

Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit

ShkodraWeb 6 September, 2026
afd lider germany 2026

Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave!

ShkodraWeb 6 September, 2026
benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026

TË FUNDIT

  • Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit 6 September, 2026
  • Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave! 6 September, 2026
  • NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?! 6 September, 2026
  • “Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër 6 September, 2026
  • Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para… 6 September, 2026
  • E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin… 6 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • VIDEO – Vllaznia mundet në “Loro Boriçi” nga Partizani, kuqeblutë barazuan 2 herë avantazhin e miqve 5 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në Lëpushë të Malësisë së Madhe 40- vjeçari, ra në humnerë duke pësuar dëmtime… 5 September, 2026
  • “Ulu në gjunjë e kërko falje”, sherri me Eduard Kuçin, policia arreston këngëtarin Joz Marku, ish- banor i BBVip 5 September, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

albert vata kembet e nene terezes 2-26

Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit

ShkodraWeb 6 September, 2026
afd lider germany 2026

Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave!

ShkodraWeb 6 September, 2026
benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.