Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë të Qarkut dhe të rinjtë e FRPD, kanë zhvilluar takime me qytetarët e Shkodrës. Gjatë këtyre takimeve, qytetarët shprehën mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj.

Lista e kandidatëve të PD për Qarkun Shkodër konsiderohet si një listë fituese, me objektiva të qarta përballë qeverisjes së Edi Ramës.

Më 18 mars 2025, në orën 19:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, lideri historik i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, do të prezantojë zyrtarisht kandidatët për deputetë dhe programin politik të Partisë Demokratike.

PD fton të gjithë qytetarët e Shkodrës të marrin pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm elektoral më 18 mars, ora 19:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Shkruan Luçiano Boçi ne Facebook.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...