Shemben disa biznese në hyrje të Shkodrës. Policia “blindon” rruget

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pritet të ndërmarrë sot aksionin për prishjen e disa ndërtesave në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ndër objektet që do të shemben përfshihen restorante dhe servise automjetesh, të cilat konsiderohen si ndërtime pa leje.

Pronarët e bizneseve kanë shprehur kundërshtime ndaj këtij vendimi, çka ka çuar në masa të shtuara sigurie me praninë e forcave të shumta policore që kanë siguruar zonën.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Edi Rama do të vizitojë Shkodrën për të inauguruar disa projekte të reja investimesh, përfshirë rikualifikimin e hyrjes së qytetit, rikualifikimin e qendrës ku ndodhet Xhamia Ebu Beker, si dhe rrugën e Komanit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...