Një turist ka rënë në një humnerë në fshatin Kaprre, në Njësinë Administrative Shalë.

Pas marrjes së njoftimit, ekipet e emergjencës kanë nisur operacionin e shpëtimit. Për nxjerrjen e turistit nga terreni i vështirë është përdorur një arganë, e cila është transportuar në zonë me helikopter.

Pas nxjerrjes nga humnera, turisti është marrë nga ekipet e shpëtimit dhe po transportohet me helikopter drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Operacioni i shpëtimit vijon në kushte të vështira për shkak të terrenit malor.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak15 NDESHJE PEZULLIM PËR XHAFERIN, 6 PËR MARTININ
Artikulli tjetërHELIKOPTERI BLACK HAWK SHPËTON TURISTIN E DËMTUAR NË SHKODËR, NUFI: FORCA AJRORE NË GATISHMËRI PËR TË SHPËTUAR JETË