
Komisioni i Disiplinës pritet të japë masat për incidentet e rënda të regjistruara në sfidën Elbasani–Vllaznia, ku në qendër të vëmendjes është përplasja e presidentit kuqeblu Alban Xhaferi me asistentin Ergys Spahiu.
Sipas informacioneve të bëra publike, Xhaferi është dënuar me 15 ndeshje pezullim për goditjen ndaj zyrtarit të ndeshjes.
Në të njëjtën paketë masash, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, është dënuar me 6 ndeshje pezullim.
Ndërkohë, AF Elbasani është gjobitur me 1 milion lekë për organizimin dhe sigurinë e ndeshjes ndaj Vllaznisë.
Vendimet vijnë pas një prej ndeshjeve më të tensionuara të javëve të para të kampionatit, ku pati episode të shumta brenda dhe jashtë fushës.






