Zjarr i fuqishëm në Mesopotam Agroturizëm, shkrumbohet restoranti i resortit – VIDEO

16/08/2614:18

Shperndaje:

Zjarr i fuqishëm në Mesopotam Agroturizëm, shkrumbohet restoranti i resortit. Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele restorantin e Mesopotam Agroturizëm, përgjatë rrugës Sarandë–Syri i Kaltër, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

 

 

 

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është konstatuar rreth orës 05:30 të mëngjesit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e restorantit, ndërsa struktura është përfshirë thuajse tërësisht nga zjarri.

 

Nga ngjarja raportohet për dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar.

 

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Pritet që verifikimet në vendngjarje dhe hetimet përkatëse të përcaktojnë origjinën e flakëve dhe rrethanat në të cilat ka nisur zjarri.

 

Mesopotam Agroturizëm ishte kthyer vitet e fundit në një prej investimeve turistike të njohura në zonën e Mesopotamit. Resorti, i ndërtuar rreth tre vite më parë, ndodhet përgjatë një prej akseve turistike më të frekuentuara të jugut, rrugës që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër.

 

Zjarri i mëngjesit të sotëm ka shkaktuar një goditje të rëndë për biznesin, ndërsa përmasat e plota të dëmeve pritet të evidentohen pas përfundimit të verifikimeve në vendngjarje. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Operacioni “Vjeshta” në Sarandë, 20 të ndaluar për drogë dhe armë – VIDEO
U zhvillua në Sarandë Maratona e Notit “Idriz Muço” – VIDEO e aktivitetit
Digjen nga zjarri katër kjoska në Syrin e Kaltër, ende të paqarta shkaqet
Uma Restaurant në Ksamil kërkon staf. Ofrohet Akomodimi dhe ushqimi
Hotel VISAD në Sarandë kërkon Sanitare për punësim vjetor
NS STORE në Sarandë kërkon të punësojë Asistente Shitjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.