Qytetari denoncon kushtet te stacioni i autobusave te “9 Tetori”: Presin në diell dhe në shi

Qytetari denoncon kushtet te stacioni i autobusave te “9 Tetori”: Presin në diell dhe në shi. Një qytetar i është drejtuar Saranda Web për të denoncuar kushtet në stacionin e autobusëve pranë shkollës “9 Tetori” në Sarandë, ku pasagjerët detyrohen të presin në këmbë dhe pa një strehë të përshtatshme. Fotografia e dërguar në redaksinë tonë tregon një numër të madh qytetarësh dhe turistësh që presin transportin publik në trotuar. Në ditët e nxehta të gushtit, e vetmja mundësi për t’u mbrojtur sadopak nga dielli duket se është hija e pemëve.

 

 

“Nga momenti që ky vend tek shkolla ‘9 Tetori’ është zyrtarisht stacion autobusi, si ka mundësi që një tendë pushimi dhe mbrojtëse nuk kanë vënë? Dimër e behar pasagjerët nuk ndihen rehat. A është diskutuar ndonjëherë ky problem? Kam kaq vite që i shoh nga ballkoni”, shkruan qytetari për Saranda Web.

 

Një strehë autobusi nuk është luks

 

Në një qytet turistik si Saranda, ku gjatë verës transporti publik përdoret nga mijëra vizitorë dhe banorë, është e vështirë të justifikohet mungesa e kushteve më elementare në një stacion autobusi.

 

Nuk bëhet fjalë për një investim madhor apo një projekt që kërkon vite për t’u realizuar. Bëhet fjalë për një strehë normale, ku njerëzit të mund të presin autobusin pa u pjekur në diell gjatë verës apo pa u lagur nga shiu gjatë dimrit.

 

Pamja e dhjetëra turistëve që presin në këmbë dhe kërkojnë një copë hije poshtë pemëve është larg standardit që duhet të ofrojë një prej destinacioneve turistike më të frekuentuara të Shqipërisë.

 

Sa vite duhen për një stacion normal?

 

Shqetësimi i qytetarit ngre një pyetje të thjeshtë për Bashkinë Sarandë: A është diskutuar ndonjëherë vendosja e një tende apo strukture mbrojtëse në këtë stacion dhe, nëse po, përse nuk është realizuar?

 

Saranda investon dhe promovon çdo vit imazhin e saj si destinacion turistik, por standardi i një qyteti nuk matet vetëm me hotele, plazhe apo numrin e turistëve. Matet edhe me shërbimet bazë që u ofrohen njerëzve.

 

Një strehë në një stacion autobusi nuk është luks. Është minimumi. Dhe kur një problem kaq i thjeshtë vazhdon prej vitesh, pyetja është: çfarë po pritet për ta zgjidhur?  

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.