Më 03.09.2026 në ora 21:50 në rrugën “Mlladen Simonoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Toyota” me targa të Gostivarit para se të fitonte të drejtën për t’iu nënshtruar provimit për patentë shoferi, përkatësisht pa patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.








