Më 03.09.2026 në ora 16:40 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente Gostivar është denoncuar se te ata me lëndime është sjellë një fëmijë i lënduar tetëvjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit. Sipas denoncimit, në oborrin e shtëpisë, fëmija duke drejtuar një motor për fëmijë është përplasur në një rimorkio traktori të parkuar. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, i mituri është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip hetimor nga DPB Gostivar ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes.








